Aktualitet

Kokaina kudo në divane, Marsida Qatja tregon ç’ndodhi: E kishin çunat, s’i thoja dot mos e pini

  • Marsida ndërron sërish version, nuk e përmend djalin 2 vjeç: Dritani qëlloi Bledarin
  • ‘Thonë që veja çdo ditë tek ai’, Marsida ka diçka për të thënë: Jam me djalin tani
  • Sipas saj, kokaina në shtëpi është sjellë nga djemtë e tjerë dhe se ajo nuk i ka ndaluar të pijnë pasi kishin statusin e "miqve."
    Featured image of article: Kokaina kudo në divane, Marsida Qatja tregon ç’ndodhi: E kishin çunat, s’i thoja dot mos e pini Marsida Qatja

    KAVAJË– Marsida Qatja ka treguar se nuk është përdoruese e lëndëve narkotike dhe se ky fakt është e konfirmuar nga Policia.

    Sipas saj, kokaina në shtëpi është sjellë nga djemtë e tjerë dhe se ajo nuk i ka ndaluar të pijnë pasi kishin statusin e “miqve.”

    “Na është bërë një test dhe unë kam dalë jo përdoruese e drogës. Bledari nuk bënte një shaka me ne kur ishte me uniformë jo më të sillte drogë. Nuk e takoi atë natë Bledarin-Berandin, vetëm e përshëndeti nga larg. Kokaina ka qënë këtu. Nuk janë takuar vëllezërit që të them se ia ka dhënë fshehurazi. Unë nuk e konsumoj dhe nuk i vë re këtë gjëra. Atë natë që erdhën çunat e kishin e nuk i thoja dot mos e pini.”

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Një ngjarje e rëndë ndodhi pak ditë më parë në Kavajë. Një konflikt i armatosur që përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja. Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi. Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment