Bota

Kohë pandemie, infermierët heqin dorë nga vendi i punës së tyre në Portugali për shkak të pagesës së ulët

Por në Portugali mbi 18 mijë infermier po lënë punën e tyre pasi nuk janë të kënaqur me pagën që marrin dhe me kushtet e punës. Ata paguhen 7 euro për orë në Portugali dhe rroga mujore u shkon deri në 1000 euro.
Featured image of article: Kohë pandemie, infermierët heqin dorë nga vendi i punës së tyre në Portugali për shkak të pagesës së ulët Foto Ilustruese

PORTUGALI-Personeli mekësor është shkalla e parë kundrejt luftës së Covid-19. Por në Portugali mbi 18 mijë infermierë po lënë punën e tyre pasi nuk janë të kënaqur me pagën që marrin dhe me kushtet e punës. Ata paguhen 7 euro për orë në Portugali dhe rroga mujore u shkon deri në 1000 euro. Disa infermierë janë larguar nga vendi drejt vendeve të tjerë për të gjetur punë me kushte më të mira dhe me paga më të larta.

Një infermiere që la punën në Portugali u shpreh se vendi i saj nuk ka kushte të mira dhe se paga është shumë e ulët në krahasim me punën që bëjnë.

“Tani për tani, në fakt, në Portugali nuk ka kushte që infermierët të jenë të mirë në atë që bëjnë, të mësojnë dhe, në të njëjtën kohë, të jenë të sigurt dhe të vlerësuar. Sot nuk ka vend për ne në këtë vend. Ndoshta në vende të tjera, për shembull në Angli, ku duam të shkojmë, ato ofrojnë kushte më të mira, sepse ato gjithashtu vlerësojnë më shumë infermieret,” tha ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë që në lidhje me largimin e infermierve nga vendi ka reaguar nënkryetari i Shoqatës së Infermierve, Luis Barriera, i cili tha se Portugalia nuk mund t’i humbasë këta infermier. pasi situata për shkak të pandemisë është e rëndë. Më tej, ai tha se qeveria duhet të mendojë një strategji që të mbajë infermierët këtu.

“Portugalia nuk mund t’i humbasë këto infermiere, sepse çdo ditë ne marrim kërkesa nga institucionet kombëtare. E vërteta është se infermierët krahasojnë kushtet që kanë këtu me ato që kanë në vendet e tjera të cilat janë shumë më tërheqëse dhe zgjedhja e tyre është e natyrshme. Kjo është arsyeja pse ne themi, me bindje të madhe, se në këtë moment duhet të diskutojmë dhe që qeveria duhet të mendojë qartë për strategjinë që duhet të kemi në vend për të qëndruar infermierët,” tha ai.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment