Aktualitet

“Koha më e mirë për tu ekspozuar”, Pipero: Studimet thonë se rritja e temperaturave ul transmetueshmerinë e virusit

Mjeku u shpreh se ka disa studime që dëshmojë se ngritja e temperaturës ul transmetueshmërinë e virusit.
Featured image of article: “Koha më e mirë për tu ekspozuar”, Pipero: Studimet thonë se rritja e temperaturave ul transmetueshmerinë e virusit Pëllumb Pipero, mjek

TIRANË- Mjeku Pëllumb Pipero është shprehur sot se kjo është koha më e mirë që qytetarët të ekspozohen me virusin dhe të krijohet imuniteti.

Në një intervistë në “360gradë”në RTV Ora, mjeku u shpreh se ka disa studime që dëshmojë se ngritja e temperaturës ul transmetueshmërinë e virusit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ka disa studime që dëshmojë se ngritja e temperaturës me një gradë ul transmetueshmërinë e virusit me 1.7 %. Treguesit e epidemisë dëshmojnë se janë të gjithë në rënie. Kemi më pak të sëmurë dhe më pak të shtruar, si dhe kemi në pak raste. Këta janë indikatorë shumë të mirë, që më bëjnë mua të besoj se këtij virusi i ka rënë virulenca. Në këtë periudhë është më mirë për tu ekspozuar”, u shpreh Pipero.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment