Politike

Nesër skadon afati i regjistrimit! Koalicioni me PD-në, Basha mbyll marrëveshjen me Artur Roshin e Ballit

Artur Roshi pranoi mandatin e deputetit pasi opozita vendosi unanimisht djegien e tyre në 2019 vendosi pikëpyetjen, nëse Balli Kombëtar Demokrat do t’i bashkohej së djathtës.
Featured image of article: Nesër skadon afati i regjistrimit! Koalicioni me PD-në, Basha mbyll marrëveshjen me Artur Roshin e Ballit Lulzim Basha

TIRANË–Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbyllur marrëveshje me Artur Roshin e Ballit Kombëtar Demokrat. Lista e partive që do të jenë në koalicion me PD-në tashmë i bashkohet dhe Balli Kombëtar Demokrat.

Artur Roshi pranoi mandatin e deputetit pasi opozita vendosi unanimisht djegien e tyre në 2019 vendosi pikëpyetjen, nëse Balli Kombëtar Demokrat do t’i bashkohej së djathtës.

Mbrëmjen e djeshme Basha ka pritur edhe kreun e PLL-së Shpëtim Axhami për t’iu bashkuar koalicionit të djathtë. Ndërkohë, nuk ka ende dritë jeshile për një marrëveshje mes PD-së dhe Partisë Republikane.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tashmë partitë që janë në koalicion me PD për zgjedhjet e 25 prillit janë: PBDNJ, Vangjel Dule, Partia Drejtësi për Integrim dhe Unitet e Shpëtim Idrizi, Partia Republikane e Fatmir Mediut, Partia Demokristiane e Nard Ndokës, Partia Agrare e Agron Dukës dhe Lëvizja për Zhvillimin Kombëtar e Dashamir Shehut.

Ndërkohë nesër është dita e fundit e rregjistrimin e partive dhe dorëzimin e listave në KQZ.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment