Politike

Koalicioni i PD dhe LSI-së! Rama: Qesharak, marrëveshje tragji-komike e imponuar mes Saliut dhe Ilirit për të lidhur Lulin

VIDEO
Rama tha se janë mbledhur bashkë, Kuçi dhe Maçi.
Featured image of article: Koalicioni i PD dhe LSI-së! Rama: Qesharak, marrëveshje tragji-komike e imponuar mes Saliut dhe Ilirit për të lidhur Lulin Edi Rama, kryeministër

TIRANE– Kryeministri Edi Rama e quajti koalicionin PD-LSI, një koalicion qesharak. Gjatë fjalës së tij sot në aktivitetin “deputeti që duam”, Rama tha se janë mbledhur bashkë, Kuçi dhe Maçi.

“Keni parë koalicion më qesharak se një koalicion pas zgjedhor i nënshkruar para zgjedhjeve mes partive që në zgjedhje futen vec e vec. Është koalicion tragjik komik, i imponuar mes Saliut dhe Ilirit për të lidhur Lulin. Kur Meta thote po fitoi Rama unë do udhëheq opozitën do të thotë unë do të ngrej barrikadën për të bllokuar reformën në drejtësi. Basha është vetëm administrator i një shoqërie aksionere. Janë mbledhur bashkë Kuçi dhe Maçi.”-tha Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lajmi kryesor: Rama: Meta e Berisha kërcënojnë reformën në drejtësi, koalicioni PD-LSI, kanë mbledhur “Kuçin dhe Maçin” për 25 prillin! Marrëveshje tragjikomike për të lidhur kokën e Lulit

(a.b;f.g/dosja.al)

 

2 Komente në “Koalicioni i PD dhe LSI-së! Rama: Qesharak, marrëveshje tragji-komike e imponuar mes Saliut dhe Ilirit për të lidhur Lulin

  1. shiko ore mik se ty perderisa nuk te do asnje ose je ti me I mire dhe gjithe te tjeret Jane te poshter, ose ti je I poshter dhe gjithe te tjeret Jane te mire. sipas mendimit Tim qendron e dyta.

  2. O sul koqja …ngele me luli mona liri …o sule skan qeveris ata po ti …o toc kuklle …jan qesharak ata ..atehere na pelqejn me shum keta se ti rrockeeee ..po hajt shyji e kto dit qe te kan ngel o mbetje synetlliku …

Shto Koment