Politike

Koalicioni brenda opozitës jashtëparlamentare, flet Mediu: Ramë dakord në parim

Kreu i PR, Fatmir Mediu, u shpreh se palët kanë rënë dakord për krijimin e një koalicioni brenda koalicionit.
Featured image of article: Koalicioni brenda opozitës jashtëparlamentare, flet Mediu: Ramë dakord në parim Fatmir Mediu

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi ditën e sotme në selinë blu, krerët e partive opozitare, ku temë kryesore diskutimi ishte reforma zgjedhore. Në përfundim të mbledhjes, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u shpreh për”News24″, se gjatë takimit palët ranë dakord për një koalcion brenda koalicionit. Sipas Mediut, kjo nuk ka të bëjë me interesin e partive, por me atë të mandateve që japin qytetarët shqiptarë.

Kemi rënë dakord në parim për koalicion brenda koalicionit. Nuk ka të bëjë me interes specifik të partive, por mandateve që japin qytetarët shqiptarë”, tha Mediu.

Më tej Mediu u ndal edhe tek ndryshimi i sistemit zgjedhor, për të cilin tha se Basha është dakord, por ka marrë reagim negative nga socialistët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edhe zoti Basha dhe është i bindur për ndryshimin, por kemi reagim negativ nga socialistët, për të mos i dhënë qytetarëve të drejtën për të vendosur për fatin e tyre”, vijoi kreu i PR.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment