Rajoni

Koalicion me LVV e Albin Kurtit? Isa Mustafa tregon kushtin: Bisedojmë pasi të përfundojë numërimi

Lideri i Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në një intervistë për Ekspress është shprehur se bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit do të zhvillohen pas numërimit të votave të fundit.
Featured image of article: Koalicion me LVV e Albin Kurtit? Isa Mustafa tregon kushtin: Bisedojmë pasi të përfundojë numërimi Isa Mustafa

KOSOVË– Pas zgjedhjeve, tanimë kryefjala e Kosovës është koalicioni që pritet të krijohet për të krijuar qeverinë e re.

Lideri i Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në një intervistë për Ekspress është shprehur se bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit do të zhvillohen pas numërimit të votave të fundit.

“Do të bisedojmë pasi të përfundojë numërimi i të gjitha votave. Sepse, vetëm kur të përfundojë numërimi, dihet qartë se kush është i pari, respektivisht mandatari”, tha Mustafa.

Pikërisht mes këtyre partive është ngërçi i formimit të qeverisë, pasi nuk arritën të bëjnë një marrëveshje parazgjedhore. Tani mbetet për t’u parë se cilat parti do të formojnë koalicionin për të qeveritur vendin në katër vitet e ardhshme.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment