Showbiz

Këngëtari i njohur bën rrëfimin tronditës, Justin Bieber: Kam abuzuar me drogën dhe me femrat

Ai ka zbuluar detaje të zymta se si shkatërroi pothuajse jetën e tij dhe çfarë e ndryshoi atë. Justin thotë se si një 13-vjeçar, jeta e tij u kthye përmbys
Featured image of article: Këngëtari i njohur bën rrëfimin tronditës, Justin Bieber: Kam abuzuar me drogën dhe me femrat Justin Bieber, këngëtar

SHBA- Këngëtari me famë botërore, Justin Bieber, ka bërë një rrëfim në Instagram, ku ka treguar për jetën e tij. Që në moshë të re ai ishte shumë i suksesshëm dhe tashmë që është një 25-vjeçar tregon se ka bërë një jetë shkatërruese.

Ai ka zbuluar detaje të zymta se si shkatërroi pothuajse jetën e tij dhe çfarë e ndryshoi atë. Justin thotë se si një 13-vjeçar, jeta e tij u kthye përmbys, kur nga një djalë i panjohur nga Ontario, Kanada, u bë i dashur nga miliona njerëz. Ai e humbi plotësisht busullën, pasi gjithçka që dëshironte e merrte menjëherë. Kjo ndikoi që të izolohej nga bota e vërtetë, në të cilën, ai pranon se nuk mund të menaxhonte fare. Ai e kishte shumë të vështirë të përballonte ulje-ngritjet, dhe para moshës  19-vjeçare, ishte i varur nga droga.

Është një presion i tmerrshëm që truri i një fëmije të kalojë gjëra të tilla. Deri në moshën 18-vjeç, unë nuk isha në asnjë mënyrë të aftë për jetën reale në botën reale. Fakti ishte që unë erdha nga një familje e paqëndrueshme”, shkruan ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai shton se mori të gjitha vendimet e tij më të këqija deri në moshën 20-vjeç. Pranon se në një moment ishte i tmerrshëm me femra, duke i abuzuar ato. Ai thotë se u largua nga të gjithë ata që e donin. Sot, falë besimit, shton ai, është bërë njeri ‘më i mirë’ dhe ka pasur bekimin e marrjes së njerëzve që e duan vërtet në jetë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment