LIVE UPDATES
Aktualitet

“Kam marrë vetëm 250 mijë lekë”/ Bashkia Durrës reagon për rastin e Barrukut: Gënjeve, ke përfituar 7 bonuse qiraje,

10 Gusht 2020, 15:12 Nga DOSJA
“Kam marrë vetëm 250 mijë lekë”/ Bashkia

DURRËS– Bashkia Durrës, ka reaguar në lidhje me rastin e familjes së Kadri Barrukut, i cili përpara kryetarit të Partisë Demokratike, deklaroi sot se kishte marrë gjithsej vetëm 250 mijë lekë të vjetra, që kur tërmeti i kishte dëmtuar shtëpinë. 

Përmes një njoftimi zyrtar, Bashkia Durrës ka publikuar listën e përfituesve nga fondi i rëndërtimit dhe familja Barruku rezulton aty. Bashkia shkruan gjithashtu, se deri më tani, kjo familja ka përfituar 7 bonuse qiraje në masën 30 mijë lekë në muaj dhe i fundit është depozituar më datë 6 gusht në llogarinë bankare të kryefamiljarit. 

Përsa i përket shtëpisë, e cila është shpallur e pabanueshme, Bashkia Durrës shkruan se ajo do të rindërtohet pasi z. Barruku është një nga përfituesit e programit të rindërtimit të banesave. Ky vendim është marrë sot, vetëm pak orë pas denoncimit. 

Sqarim i Bashkisë Durrës:

Në vijim të një rasti të bërë prezent sot në media, për familjen Barruku në Manëz si një nga familjet e prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019 në Bashkinë Durrës, sqarojmë se Z. Kadri Riza Barruku, duke filluar nga data 27.12.2019, pra vetëm një muaj pasi humbën banesën e tyre, janë trajtuar me bonus qiraje në masën 30 mijë lekë në muaj, në zbatim të Vendimit të Këshillit Bashkiak nr.649 dt.27.12.2019. Në listën shoqëruese të këtij vendimi, me përfituesit e bonusit të qerasë është edhe emri i z.Kadri Barruku.

-Deri me sot z.Barruku ka perfituar 7 këste të bonusit të qerasë, me i fundit ka kaluar në llogarinë e tij bankare në daten 6 gusht 2020.

-Përsa i përket shtëpisë, e cila është shpallur e pabanueshme, z. Barruku është një nga përfituesit e programit të rindërtimit të banesave. Aplikimi i tij në platformën “Shtëpia Ime” është aprovuar me Vendim të Këshillit Bashkiak Nr. 77 dt.10.08.2020, ku në listën e përfituesve bashkëngjitur Vendimit, figuron edhe emri Kadri Riza Barruku, i cili do të përfitojë një shtëpi të re, shumë më të mirë e të sigurt se ajo që humbi për shkak të tërmetit dhe mbi të gjitha, falas.

Aktualisht Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit është në proces hartimi të planit të detyruar pikësor për rindërtimin e banesave individuale në zonën e Manzës, me përfundimin e të cilit, do të fillojë menjëherë puna për rindërtimin. Bashkia e Durrësit siguron qytetaret e saj se puna për procesin e rindërtimit vijon çdo ditë me ritme të shpejta, për të mos lënë askënd mbrapa dhe për të bërë të mundur që qyteti t’i kthehet sa më shpejt normalitetit, me shtëpitë individuale, pallatet, shkollat, kopshtet dhe infrastrukturë të rindërtuar shumë më mirë se më parë. I gjithë procesi i rindërtimit dhe vendimet e marra nga këshilli bashkiak në kuadër të tij jane tejet transparente dhe te aksesueshme nga publiku, mediat dhe të gjithë të interesuarit për t’u informuar mbi ecurinë e zbatimit të programeve të rindërtimit.

Stafi i Bashkisë së Durrësit dhe të gjithë drejtuesit dhe punonjësit e njësive administrative mbeten në dispozicion të plotë të qytetarëve për cdo sqarim, asistencë dhe orientim në lidhje me të gjithë programet e procesit të Rindërtimit. Në mbyllje, për rastin e sipërpërmendur te familjes Barruku, bashkëngjitur gjeni vendimet përkatëse të Këshillit Bashkiak dhe listat e përfituesve. Për çdo informacion më shumë mbi dosjen dhe dokumentet shoqëruese, Bashkia Durrës mbetet e hapur për të garantuar akses dhe transparencë të plotë ndaj çdo pale të interesuar.

KLIKO KËTU PËR TË PARË LISTËN E PLOTË

Paraditen e sotme kreu i selisë blu Lulzim Basha Ishte ne Manzë. Ai u ndal në familjen e zotit Kadri Barruku dhe ky i fundit u ankua se nuk kishte marrë para nga fondi i rindërtimit. Sipas Barrukut, Bashkia i kishte kaluar vetëm 250 mijë lekë të vjetra.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kadri barruku lulzim basha kadri barruku lulzim basha

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën