Sport

Klubi gjerman i frikësohet ultrasve dhe i bën thirrje: Tifozë mos hajdeni në stadium

Drejtori sportiv i Eintracht, Fredi Bobic ka treguar për ESPN se çfarë i ka kërkuar ultrasve
Featured image of article: Klubi gjerman i frikësohet ultrasve dhe i bën thirrje: Tifozë mos hajdeni në stadium

GJERMANI-Tani është vendosur. Bundesliga gjermane do të rifillojë aktivitetin më 16 maj. Kampionati u ndërpre në javën e 25-të dhe çdo skuadër do të zbresë për të përfunduar kalendarin që kanë mbetur edhe 9 javë për tu zhvilluar. Eintracht Frankfurt pret M’Gladbach të shtunën e 16 majit, ndeshje që do të nisë në orën 18:30. Përballja do të zhvillohet pa tifozë, por klubi vendas i trembet mësymjes së ultrasve.

Drejtori sportiv i Eintracht, Fredi Bobic ka treguar për ESPN se çfarë i ka kërkuar ultrasve. “Kemi biseduar shumë me tifozët dhe u kemi thënë këto fjalë. Dëgjoni djema, mos u paraqitni në stadium. Nëse vini, do e humbasim ndeshjen në tavolinë, rregullat janë të qarta. Ata janë inteligjentë, kanë zbatuar rregullat këtë periudhë dhe kanë bërë shumë për komunitetin, sidomos për të moshuarit”, deklaron Bobic.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 E.Ç (Dosja.al)

 

Shto Koment