Sport

Klubet angleze “varrosën” Super League-n, por tifozët e Man.United dhe Liverpool nuk ndalen me kaq! Kërkojnë të largohen…

Pas tifozëve të Arsenalit disa ditë më parë, ditën e sotme ishin ato të Manchester United dhe Liverpool për të dalë në protesta
Featured image of article: Klubet angleze “varrosën” Super League-n, por tifozët e Man.United dhe Liverpool nuk ndalen me kaq! Kërkojnë të largohen… Tifozët në Angli

ANGLI- Superliga e Europës lindi dhe vdiq në vetëm 48 orë. Projekti kaq shumë i kërkuar dhe njoftuar nga Florentino Perez dhe Andrea Agnelli u shkatërrua pasi krijoi polemika në të gjithë botën. Super League e ngrinte flamurin e bardhë pasi fillimisht e braktisën ekipet angleze në një mbrëmje të trazuar,ndërsa po në Angli shumë tifozë po protestojnë për presidentët e klubeve që firmosën bashkimin me Super League.

Pas tifozëve të Arsenalit disa ditë më parë, ditën e sotme ishin ato të Manchester United dhe Liverpool për të dalë në protesta. Tifozeritë e të dyja klubeve, kanë protestuar kundër kryesive, të cilat janë amerikane, ku kanë kërkuar largimin e tyre, pasi skuadra firmosi në kompeticionin e ri.

Më e madhe ka qenë protesta e tifozëve të United, ku përveç sharjeve dhe brohoritjeve, nuk munguan as pankartat, ashtu si në çdo protestë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment