Aktualitet

Mblidhet KLP-ja/ Gjon Fusha vendoset drejtues për 3 muaj në Prokurorinë e Gjirokastrës, Këshilli i jep pagën e prapambetur të 24 muajve hetueses së Shkodrës

Mblidhet Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Gjon Fusha caktohet drejtues i përkohshëm i Prokurorisë së Gjirokastrës. Një tjetër vendim i marrë në mbledhjen e sotme është dhënia e pagës së pamarrë gjatë periudhës së lejes për prokuroren e Shkodrës, Esmeralda Ndocin.
Featured image of article: Mblidhet KLP-ja/ Gjon Fusha vendoset drejtues për 3 muaj në Prokurorinë e Gjirokastrës, Këshilli i jep pagën e prapambetur të 24 muajve hetueses së Shkodrës Foto nga mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur ditën e sotme, ka miratuar me 10 vota pro, caktimin  e hetuesit Gjon Fusha në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Apelit në Gjirokastër për 3 muajt e ardhshëm. Sipas KLP-së, Fusha është caktuar përkohësisht në këtë pozicion më 8 korrik 2019, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra paraardhësin e tij, Alfred Agollin.

Gjithashtu gjatë mbledhjes, është miratuar edhe numri maksimal i kandidatëve për magjistratë në profilin prokuror, në Shkollën e Magjistraturës për vitin akademik 2020-2021.  Në mbledhje është vendosur që të jenë 35 kandidatë.

Pas njoftimit të 19 dhjetorit të vitit të shkuar, ku KLP-ja shpallit të hapur procedurat për të kandiduar me pëlqim në tre pozicione në Prokurorinë e Përgjithshme (Drejtor Kabineti, pozicioni i Drejtorit në Drejtorinë e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe Dekriminalizimit dhe pozicionin e specialistit/ndihmësmagjistratit në Drejtorinë e Studimeve, Inspektimit dhe Çështjeve të tjera Ligjore) sot Këshilli miratoi opinionin mbi kandidatët kanë aplikuar për t’u komanduar. Deri më tani për pozicionet vakante kanë aplikuar prokurorët: Pranvera Pustina, Ols Dado dhe Arens Çela. Nga kandidimi është përjashtuar vetëm prokurori Orgert Rumnici, pasi komandimi i tij në Prokurorinë e Përgjithshme do të ndikonte në veprimtarinë normale të punës së organin e akuzës në Berat. Në mbledhjen e ardhshme, KLP do të marrë vendimin për 3 kandidaturat e paraqitura.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një tjetër vendim i marrë në mbledhjen e sotme është dhënia e pagës së pamarrë gjatë periudhës së lejes për prokuroren e Shkodrës, Esmeralda Ndocin. Kjo e fundit nuk ishte paguar për 24 muaj.

E gjithë seanca e sotme e takimeve, është bërë me një votë më pak, pasi mungonte për arsye shëndetësore prokurorja Esmeralda Cami.

(k.m;E.K/dosja.al)

Shto Koment