Aktualitet

KLP vendos për Donika Prelën dhe Anton Martinin, ja ku do vijojnë punën

Anton Martini nga Prokuroria e Shkodrës është caktuar në Prokurorinë Tiranës.
Featured image of article: KLP vendos për Donika Prelën dhe Anton Martinin, ja ku do vijojnë punën Gent Ibrahimi, kreu i KLP (Foto gjatë një mbledhje online)

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar një mbledhje online me anë të vendimeve qarkulluese. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se sot është miratuar vendimi për “Për caktimin e përkohshëm të Abaz Muça aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat si drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat”. Po ashtu Anton Martini, nga Prokuroria e Shkodrës është caktuar në Prokurorinë Tiranës.

Donika Prela është caktuar përkohësisht të ushtrojë funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe Rifat Kojku aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër është emëruar si drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.

NJOFTIMI I PLOTË

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19 me qëllim për të siguruar mbrojtjen e shëndetit të anëtarëve dhe administratës së Këshillit, mbarëvajtjen e punës dhe vijimësinë normale të veprimtarisë në ushtrimin e kompetancave në ambjente të shëndetshme dhe kufizimin dhe parandalimin e transmetimit të infeksionit COVID 19 në ambjente të punës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi që mbledhja të zhvillohet me anë të vendimeve qarkulluese. Këshilli i Lartë i Prokurorisë, mbështetur në nenin 149/a të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në nenin 59 pika 1 dhe 4, të Ligjit 96/2016 “Për statusin e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në nenet 164/8, 166/2, 189/1/a të Ligjit 115/2016 “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, i ndryshuar dhe në Rregulloren “Për caktimin e përkohshëm të prokurorëve” miratuar me Vendimin nr.64, datë 15.04.2019 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, me propozim të Komisionit për Zhvillimit e Karrierës, ka vendosur në mënyrë unanime të miratojë projektvendimet për caktimet e përkohëshme për një afat tre mujor nga data 19.06.2020 deri më 18.09.2020, si vijon;

Miratimin e projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të z. Abaz Muça aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat si drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat”; Miratimin e projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të z. Anton Martini, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”; Miratimin e projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të znj. Donika Prela, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”; Miratimin e projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të z. Rifat Kojku aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër si drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër”.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment