Aktualitet

VENDIMET E KLP/ Lazër Çardaku në krye të Prokurorisë së Shkodrës, ndryshime dhe në Pogradec e Gjirokastër

Në mbledhjen e zhvilluar në prani të 9 anëtarëve dhe në mungesë të Nurihan Seitit dhe Esmeralda Keshit u vendos që për caktim të përkohshëm për një përiudhë tre mujore në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër të emërohet Lazër Çardaku.
Featured image of article: VENDIMET E KLP/ Lazër Çardaku në krye të Prokurorisë së Shkodrës, ndryshime dhe në Pogradec e Gjirokastër KLP

TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar sot krerët e katër prokurorive të rëndësishme në Shqipëri.

Në mbledhjen e zhvilluar në prani të 9 anëtarëve dhe në mungesë të Nurihan Seitit dhe Esmeralda Keshit u vendos që për caktim të përkohshëm për një përiudhë tre mujore në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër të emërohet Lazër Çardaku; për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë Ollga Visi; për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec Dorina Bejko dhe për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër Julian Çafka.

NJOFTIMI:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi ditën e sotme mbledhjen plenare të radhës përmes platformës on-line. Mbledhja është zhvilluar në prani të 9 anëtarëve dhe në mungesë të zj. Nurihan Seiti dhe zj. Esmeralda Keshi si dhe të përfaqësueseve të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT. Me propozim të anëtarëve z. Alfred Balla dhe z. Kostaq Beluri dhe me miratimin e të gjithë anëtareve, rendit të ditës janë shtuar edhe dy çështje për diskutim dhe miratim; miratimi i raporteve për analizimin e aftësisë profesionale të subjekteve të rivlerësimit z. Albert Kuliçi dhe z. Çlirim Sino.  Gjithashtu, Këshilli u njoh me propozimin e anëtarit z. Vatë Staka për të shtuar në rendin e ditës shpalljen e vakancave për prokuror në Prokurorinë e Posaçme sipas kërkesën drejtuar Këshillit nga drejtuesi i SPAK, z. Arben Kraja pas miratimin nga Kuvendi me datë 28.01.2021 të numrit të përgjithshëm të prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme i cili është 20 prokurorë. Propozimi është mbështetur me 4 (katër) vota pro (z. Gent Ibrahimi, z. Alfred Balla, z. Vatë Staka dhe z. Tartar Bazaj) dhe rrëzuar me 5 vota kundër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Seanca plenare shqyrtoi çështjet si vijon: Këshilli miratoi unanimisht raportet për analizimin e aftësisë profesionale të subjekteve të rivlerësimit zj. Flora Reka, z. Alfred Shehu, z. Binas Nina, z. Dritan Gina, z. Albert Kuliçi dhe z. Çlirim Sino.  Një kopje të raporteve i dërgohet menjëherë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Me shumicë votash, Këshilli vendosi për caktimin e përkohshëm për një periudhë tre mujore në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër të z. Lazër Çardaku; për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë të zj. Ollga Visi; për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec të znj. Dorina Bejko; për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër të z. Julian Çafka.

Pasi u njoh me prezantimin e raportit vjetor të Komisioneve të Përhershme te Këshillit të Lartë të Prokurorisë mbi veprimtarinë gjatë vitit 2020, Këshilli i miratoi ato. Raportet do të publikohen në faqen zyrtare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment