Aktualitet

KLP mblidhet online, ja çfarë është vendosur në takimin me dyer të mbyllura (VENDIMET)

KLP ka vendosur caktimin e përkohshëm të Irena Çunoti, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, të ushtrojë funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë nga data 16.07.2020 deri me 15.10.2020.
Featured image of article: KLP mblidhet online, ja çfarë është vendosur në takimin me dyer të mbyllura (VENDIMET) Krei i KLP, Gent Ibrahimi gjatë takimit me anëtarët e Këshillit

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot një mbledhje online, ku kanë marrë pjesë 9 anëtarët si dhe të ftuarëve përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë dhe programet e asistencës për zbatimit të reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT. KLP ka vendosur caktimin e përkohshëm të Irena Çunoti, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, të ushtrojë funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë nga data 16.07.2020 deri me 15.10.2020.

Po ashtu Këshilli ka vendosur për dy caktime të përkohshëm si drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë, me 7 vota pro dhe dy vota kundër Ollga Visi dhe Gjon Fusha, është caktuar prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër. Të dy këta hetues do të jenë në këto pozicionepër një periudhë 3 mujore përkohësisht nga data 16.07.2020 – 15.10.2020.

Sot është miratuar dhe projekt-vendimi “Për fillimin e procedurave të verifikimit të pasurisë dhe figurës së kandidatëve për prokurorët e diplomuar nga Shkolla e Magjistraturës në vitin 2019 – 2020”. Nga ana tjetër bëhet me dije se vendimi  ka për qëllim të kryejë verifikimin e pasurisë dhe figurës për kandidatët për magjistratë prokurorë, të diplomuar në Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2019 -2020, Gazmend Frëngu dhe Enkeleda Hoxha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në vazhdim të seancës është hedhur shorti për caktimin e relatorit për verifikimin e pasurisë dhe figurës për kandidatët për magjistratë prokurorë, të diplomuar në Shkollën e Magjistraturës në formimin fillestar në vitin akademik 2019 – 2020. Procedura e shortit ka për qëllim të realizojë shpërndarjen rastësore dhe të barabartë dhe në vijimësi me ngarkesën e punës midis anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale. Pas hedhjes së shortit ku ishin pjesë 3 anëtarë të këtij komisioni, përkatësisht znj. Esmeralda Keshi, z. Alfred Balla dhe z. Kostaq Beluri është caktuar z. Alfred Balla si relator për z. Gazmend Frëngu dhe z. Kostaq Beluri për znj. Enkeleda Hoxha.

Në përgjigje të thirrjes së datës 24 Shkurt 2020, Këshilli ka marrë dhe administruar dy kërkesa: Fatjona Memçaj, prokurore në Prokurorinë e Apelit në Tiranë dhe Sonila Muhametaj (Domi), prokurore në Prokurorinë e Tiranës. Mësohet se është vendosur fillimin e procedurës së komandimit me verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore dhe përcjelljen e kandidatëve të kualifikuar tek Prokurori i Përgjithshëm për përzgjedhjen e kandidatit. Vendimi përfundimtar për komandimin e prokurorit i përket Këshillit. Ndërkohë, Këshilli do të vijojë hapat e parashikuara nga ligji për procedurën e komandimit në një përpjekje për të përshpejtuar procesin.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment