Politike

7 deputetë të opozitës kërkojnë interpelancë me ministrin Klosi: Shpjegim për dëmtimin e pyjeve halorë, a keni marrë masa?

Në kërkesën e tyre për interpelancë, deputetët kanë shtruar edhe disa pyetje lidhur me masat, programet apo projektet konkrete që ministria e drejtuar nga Klosi ka marrë për të përballuar situatën në pyjet halore
Featured image of article: 7 deputetë të opozitës kërkojnë interpelancë me ministrin Klosi: Shpjegim për dëmtimin e pyjeve halorë, a keni marrë masa?

TIRANË– 7 deputetë të opozitës i dorëzuar një kërkesë Kuvendit të Shqipërisë për të zhvilluar një interpelancë me ministrin e Turizimit dhe Mjedisit, Blendi Klosit. Në shkresën zyrtare deputetët kërkojnë shpjegim për dëmtimet serioze që kanë pësuar sipërfaqet pyjore në vend.

Në kërkesën e tyre për interpelancë, deputetët kanë shtruar edhe disa pyetje lidhur me masat, programet apo projektet konkrete që ministria e drejtuar nga Klosi ka marrë për të përballuar situatën në pyjet halore

Kërkojmë shpjegim lidhur me dëmtimet serioze të sipërfaqes të mëdha pyjore halore në rrethin e Korçës, Kolonjë, Pukës, Mirditë, Peshkopisë nga Procesionaria shkatëruesja e tyre e pamëshirshme, e cila ka tharë me mijëra pisha e rrezikon mijëra të tjera. Për rrjedhorë kjo gjendje ka dëmtuar ekosistemin pyjor, mjedisin e turizmin në këto zona. A e njeh nga afër situatën Ministria e Turizimit dhe Mjedisit dhe si paraqitet ajo në shifra, konstatime e të dhëna konkrete? A nuk dëshmon kjo gjendje se Ministria e Turizimit dhe Mjedisit ka dështuar në këtë aspekt në qeverisjen shtatë vjeçare? A ka menduar e planifikuar Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, masa, programe apo projekte konkrete për të përballuar këtë situatë katastrofike në pyjet halore? Mbetemi në pritje të caktimit të datës,”-shkruhet në kërkesë. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

Ajo është firmosur nga deputetët: Ligoraq Karamelo; Kujtim Gjuzi; Edlira Braho; Vasil Sterjovski; Majlinda Halilaj dhe Zef Shtjefni.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment