
DIMAL- Pak ditë më parë Bashkia Ura Vajgurore ndryshoi emrin në Dimal, dhe i gjithë vendimi u justifikuar për arsye turistike. Tashmë Dimali, me emër të ri kërkon që të ketë dhe një pamje të re dhe të thithë sa më shumë turistë.
Ministri Blendi Klosi gjatë një takimi me banorët në Urën Vajgurore u shpreh se investimet do të ndikojnë drejtpërsëdrejti në turizëm. Ndërsa kryetarja e bashkisë Juliana Mema pohoi se po vijojnë projektet për rivitalizimin e zonës.
Këto investime në këtë bashki vijnë në kuadër të ndërrimit të emrit në Dimal, ndonëse qyteti do të vijojë të mbajë emrin e vjetër Ura Vajgurore.
Qëllimi i këtij ndryshimi është jo vetëm përmirësimin e infrastrukturës së nevojshme për banorët e zonës por edhe për t’iu bashkangjitur guidës së vizitorëve që vijnë në qytetin e një mbi një dritareve.
(A.B. Dosja.al)