Politike

Klosi: Nesër miratojmë ndryshimet Kushtetuese. Ambasada SHBA kërkoi konsensus, por lëshime duhen bërë nga të dyja palët

Ai sqaroi se pavarësisht se Opozita e Bashkuar kërkon hapje 100% të listave, kjo nuk është e mundur po ashtu edhe lejimi i koalicioneve do të sillte kaos, i kombinuar ky me lista të hapura. Klosi tha se në një qark si Berati, mund të ketë 7 parti me nga 7 kandidatë dhe të gjithë këta duhet të futen në një listë, duke kërkuar vota për hesap të tyre, pra duke krijuar kaos.
Featured image of article: Klosi: Nesër miratojmë ndryshimet Kushtetuese. Ambasada SHBA kërkoi konsensus, por lëshime duhen bërë nga të dyja palët Blendi Klosi

Ministri Blendi Klosi, i ftuar sot në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, tha se nesër mazhoranca do të votojë ndryshimet kushtetuese për ndalimin e koalicioneve parazgjedhore dhe hapjen e listave pjesërisht.

Ai sqaroi se pavarësisht se Opozita e Bashkuar kërkon hapje 100% të listave, kjo nuk është e mundur po ashtu edhe lejimi i koalicioneve do të sillte kaos, i kombinuar ky me lista të hapura. Klosi tha se në një qark si Berati, mund të ketë 7 parti me nga 7 kandidatë dhe të gjithë këta duhet të futen në një listë, duke kërkuar vota për hesap të tyre, pra duke krijuar kaos.

“Kjo është historia e tre dekadave politike. Nga mënyra si është krijuar PS tregon se në gjithmonë jemi të gatshëm për negociata ne kemi dhënë konsensus këtë e tregon historia, ndërsa nga ana tjetër nuk kemi marrë negociata. Nëse është për luftë politike, forcat kanë të drejtë të debatojnë, të krijojnë ato ngjarjet e tyre. Ne krijuam Këshillin Politik për t’i dhënë një tjetër shans opozitës jashtë parlamentit. Ishte politika e tyre që dolën nga parlamenti. Këshilli Politik prapë sot po i jep një tjetër shans. 5 qershori që ishte i panegociueshme u miratua sic u ra dakord. Pra, e kemi bërë të qartë që 5 qershori nuk preket nga listat e hapura. Edhe vendimi që do marrim nesër për ndryshimet kushtetuese, nuk i prek negocimet në atë këshill. Ne duam që ashtu siç e kanë të gjitha vendet e BE të kemi një model të njëjte, nuk mund të ketë një deputet në një zonë që nuk i merr votat dhe të dalë deputet për shkak të sistemit. Ata (opozita) e thonë këtë e bën Rama se do të fitojë se ne nuk fitojmë dot kështu dhe tani po bëjnë një politikë që nuk e mundin dot Ramën dhe kërkojnë të kapen pas neneve të reformës elektorale. Për zgjedhjet flitet shumë 1 vit para zgjedhjeve dhe 1 vit pas zgjedhjeve. Hapja e listave është kërkesë e opinionit që e ndjek PS, ne e kërkojmë dhe realizojmë. Se si realizohet ka edhe kjo një lloj specifikimi. Ne ramë dakord që vota e qytetarit do numërohet drejt. Ata kanë frikë se nuk vijnë dot në pushtet, por në pushtet. Nga eksperienca e them nuk vijnë dot në pushtet me sistem. Hapja e listave në një qark si Berati që ka 7 deputetë në rast se do të kemi një koalicion…do kemi po them7 parti me nga 7 kandidat në koalicion dhe i bie që nga 7 kandidatë për secilën parti do jenë në të njejtën listë, secili është për hesap të vetë. Këto 10 parti të bëhen bashkë dhe të nxjerrin 10 kandidatë dhe si do dalin votat të ndahen 4 me 3 apo 5 me 2. Nëse hapen listat bëhet i pamundur menaxhimi,krijohet kaos”,- tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sa për reagimin e Ambasadës sëSHBA-ve që kërkoi konsensus, Klosi tha se konsensusi nuk do të thotë që vetëm maxhoranca të bëjë lëshime.

Ambasada nuk thotë që të vegjëlve t’ju dëgjohet çdo gjë, por të respektohet. Konsensus nuk do të thotë të miratojmë çdo kërkesë që vjen nga ata që kemi përballë. Nuk flitet për plotësim 100% të kërkesave të tyre. Duhet tolerim nga të gjitha krahët..Konsensusi është diçka tjetër dhe pranimi i cdo propozimi të tyre është gjë tjetër”,- tha Klosi.

Marrë nga BalkanWeb

Shto Koment