Politike

Klosi “mburret” para të prekurve nga tërmeti: Po iu ofrojmë shërbim si të jeni turistë të huaj në hotele me 4 yje (FOTO)

Klosi ka deklaruar se të prekurit nga tërmeti po trajtohen njësoj si turistët e huaj.
Featured image of article: Klosi “mburret” para të prekurve nga tërmeti: Po iu ofrojmë shërbim si të jeni turistë të huaj në hotele me 4 yje (FOTO)

Durrës- Nuk janë të pakta edhe reagimet në rrjetet sociale të ministrave të Ramës pas tërmetit të rëndë që goditi vendin më 26 nëntor.

Ka qenë së fundmi ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i cili në një postim në Facebook ka shkruar:  “Mbrëmje e qetë, si në një familje të madhe! Me kryeministrin Rama, në Harmonia Hotels Group në Durrës, ku banorëve të prekur nga tërmeti u ofrohet shërbim po aq i mirë🙏sa edhe turistëve të huaj të cilët tashmë kanë prenotuar pushimet për sezonin e ardhshëm.” Pra ministri thekson se banorëve të prekur nga tërmeti u ofrohet shërbim si ai i turistëve të huaj pasi janë akomoduar në hotele shumë të mira, me 4 yje.

Foto të të prekurve nga tërmeti në një hotel në Durrës. 

Një ditë më parë kryebashkiakja e Durrësit Valbona Sako dha dorëheqjen pas gafave që lëshoi lidhur me pasojat e tërmetit. Ajo u shpreh se kishte marrë shumë komente negative dhe nuk e përballonte dot stresin. Ajo u shpreh se ishte e kënaqur me numrin e viktima nga tërmeti. 51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.

J.V/Dosja.al

Shto Koment