Aktualitet

Klosi inauguron spitalin e shpendëve në Divjakë dhe bën premtimin: Do loboj fort për rivendosjen e moratoriumit 5-vjeçar të gjuetisë

Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi ka inauguaruar spitalin e shpendëve në Divjakë. Gjatë takimit, ai ka premtuar, se do të lobojë fort që të shtyjë me 5 vjet moratoriumin e gjuetisë.
Featured image of article: Klosi inauguron spitalin e shpendëve në Divjakë dhe bën premtimin: Do loboj fort për rivendosjen e moratoriumit 5-vjeçar të gjuetisë

DIVJAKË -Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi ishte i pranishëm në inaugurimin e spitalinit të shpendëve në Divjakë, një investim ky i përbashkët me Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe PNUD.

Klosi u shpreh, se po diskuton me ekspertët, shtyrjen me një 5-vjeçar tjetër të moratoriumit të gjuetisë, i cili përfundon në vitin 2021. Njëkohësisht Klosi ka dënuar edhe tregtimin e mishit të kafshëve të egra në restorante, jehonë e cila shkoi deri në mediat ndërkombëtare.

Fjala e Klosit

Jemi këtu në Divjakë në një nga ato qëndrat më të avancuara që kemi ne në Agjencinë e Zonave të Mbrojtura, pasi realisht ja kemi dalë që këtu të krijojmë një ambient jo vetëm turistik, jo vetëm që vizitohet nga mijëra e mijera pushues, por të jetë dhe një ambient shkencor edhe Spitalini shpendëve që kemi për te inaguruar sot një investim i përbashkët me Organizaten e Kombeve të Bashkuara, PNUD, dëshmon që sa mire po ja dalin që e gjithë Agjencia e Zonave të Mbrojtura të shnderrohet në një agjenci për natyrën. Pra të përkujdeset shumë më shumë për ato çfarë bdodh në natyrën shqiptare. Jemi këtu ne një diskutim me ekspertë fushes së biologjisë, me ekspertë të gjthë florës dhe faunës shqiptare për te vazhduar një debat të madh që ka sot në Shqipëri. A 3 të rikthejmë ligjin e moratoriumit të gjurtisë. Unë jam partizanë i flaktë i kësaj teze. Do të doja shumë që në vitin 2021 kur përfundon moratoriumi 5 vjeçar dhe jo vetëm të rikthejmë moratoriumin për 5 vjet te tjera, por të diskutojmë gjerësisht efektet pozitive që ka sjellë ky moratorium. Flora dhe fauna shqiptare ka ndryshuar krejtësisht dhe sot kemi një numër të konsiderueshëm shpendësh por edhe kafshësh të tipeve të ndryshme, të cilat vazhdojnë të jenë shumë të populluara në vendon tonë. Shpresoj shumë që edhe aksionet e ndërmarra tashmë me policinë e shtetit edhe me Agjencinë e Mbrojtjes së Territorit të vazhdojnë në kuadër të mos mbajtjes peng të kafshëve të egra nga përdorues të ndryshëm dhe sidomos nga baret dhe restorantet që tek tuk, në raste shumë të rralla gjithësesi tregëtojnë mish të kafshëve të egra. Prandaj beteja për rivendosjen e moratoroumit të gjuetisë duhet të jetë një bisedë intelektuale do të duhet të jeyë një debat që duhet të përfshijë gjithë ekspertët e fushës dhe natyrisht të ballafaqohemi.me një lobim të caktuar, i cili kërkon rikthimin e gjuetisë. Unë do të loboj fort që në citin 2021 të rivendosim përsëri moratoriumin 5 vjeçarë të ndalimit të gjuetisë dhe së bashku me mortoriumin për ndalimin e prerjes së pyjeve të jemi në një vend i cili mbron në mënyrë të theksuar natyrën shqiptare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

Ndërkohë veterineri Ariel Vasili, anëtar i bordit të AWRT ka treguar se deri më tani, në spitalini e Divjakës ka ardhur një shkabë nga Mali I Zi , një hutë nga Saranda dhe një pelikan i ri, i cili nuk ecën.

“E para e ketij lloji ne Shqipëri. Ka një përfitim shymë të mash për shoqatat mjedisore dhe për Agjencinë e zonave të Mbrojtura, Adzm Fier sepse është bërë një pukë kontakti për shume individë, institucione të cilat gjejnë shpendë, të cilët kanë nevoj për reabilitim, për shkak se janë shumë të rinj, ose reabilitim për shkak të dëmtimeve. Deri tani ka patur nje shkabë e cila ka ardhur nga Mali i Zi, me origjinë nga Kroacia, e cila është në reabilitim. Kemi patur një hutë e cila ka ardhur nga Saranda kemi rastin e një pelikani i cili është juvenil, i ri, i cili nuk ecen, rrëzohet sipas informacioneve nga drejtori dhe gjithashtu pritet së shpejtinti vijnë dhe dy gjon të vegjël, të cilët reabilitohen në pjesën e sigurimit. Qendra ka 1 muaj që ështe hapur sic e keni dëgjuar ka gjithë këto raste. Sa më shumë të mbështesim një iniciativë të tillë si nga partnerët publik dhe ata privat aq më shumë do kemi mundesinë të shohim në vendon tonë kafshë të cilat kanë patur fat të keq për një.moment, por kanë patur mundësinë të rilëshohen dhe ti rifuten pasurise kombëtare”, tha Vasili.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment