Aktualitet

Trageti me lëndë të rrezikshme në Vlorë, Klosi: Ishte operacion i planifikuar, të hetohet aktiviteti i firmës

Më tej ai thotë se aksioni do vijojë dhe do ketë moratorium për mbetjet e rrezikshme që të mos hyjnë në Shqipëri.
Featured image of article: Trageti me lëndë të rrezikshme në Vlorë, Klosi: Ishte operacion i planifikuar, të hetohet aktiviteti i firmës

VLORË- Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka reaguar pas kapjes së tragetit i cili do importonte në Shqipëri lëndën kancerogjence “Amiant”. Në një deklaratë nga Vlor, ministri është shprehur se operacioni ka qenë i planifikuar dhe ka rezultuar i sukesshëm.

Më tej ai thotë se aksioni do vijojë dhe do ketë moratorium për mbetjet e rrezikshme që të mos hyjnë në Shqipëri. Klosi shprehet se tani është koha që të flas drejtësia pas analizave në laboratorë shkencorë, por ftoi Prokurorinë që të hetojnë dhe aktivitetin e firmës që solli amiantin në Shqipëri.

Operacioni i djeshëm i organizuar në mënyrë të struktuar nga Ministria e Rendit dhe Ministria e Mjedisit së bashku me autoritet lokale në Vlorë ishte një aksion i cili shënon një nga pikat kulmore në kuadër të gjithë përpjekjeve që bëjme në për të vazhduar në mënyrë të fortë moratoriumin e mbetjeve të rrezikshme në vendin tonë, ishte një operacion i cili u planifikua qartësisht dhe shënoi sukses sepse gjithë strulturat përfshirë gjerësisht strukturat e mjedisit, kryen atë operacion duke verifikuar tashmë sesa i thellë është ky problem.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Hetimi do të shkojë thellësisht në gjithë aktivitetin për mua shumë kriminal që ka zhvilluar ajo kompani, megjithatë do ia lëmë hetimit fjalën e fundit dhe laboratorëve shkencorë që të vërtetojnë përbërjen e atij materiali dhe rrezikshmërinë që ai ofron për njerezit por ndihem mirë që patëm një kombinim të jashtëzakonshëm me Policinë e Shtetit dhe në kuadër të reformimit të institucioneve që kontrollojnë mjedisin në Shqipëri pasi mbrojtja e mjedisit është bërë detyrë e gjithë shoqërisë dhe njerëzit kanë shumë në dorë. Informacioni erdhi nga qytetarë dhe u veprua nga institucione shtetërore”, u shpreh ministri Klosi.

Mbrëmjen e djeshme u kap një furgon me mbetje kancoregjene, i cili po tentonte të futej në Shqipëri përmes portit të Vlorës. Gjashtë persona kanë rënë në pranga, pasi po tentonin të fusnin në Shqipëri fibra kancerogjene të quajtura ndryshe, si Amiant. Ata janë kapur në Vlorë, ku sipas njoftimit zyrtar po fusnin në Shqipëri një sasi të konsiderueshme amianti, e cila është një lëndë kancerogjene.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment