Sport

Klopp shet tre lojtarë për të transferuar lojtarin e tij të preferuar në “Anfield”

Ata janë Xherdan Shaqiri, Harry Wilson dhe Marko Grujic dhe gjithsej vlejnë rreth 70 milionë sterlina
Featured image of article: Klopp shet tre lojtarë për të transferuar lojtarin e tij të preferuar në “Anfield” Jurgen Klopp, trajneri i Liverpool-it

Liverpool po e kërkon me ngulm sulmuesin e talentuar të Leipzig, Timo Werner. drejtuesit e klubit gjerman kanë një plan për ta financuar transferimin e gjermanit.

Trajneri Jurgen Klopp e do me çdo kusht lojtarin gjerman, i cili po zhvillon një super sezon në Bundesligë dhe kërkohet nga disa klube të mëdha europiane, mes të cilave edhe Bayern. Problemi kryesor i Liverpool-it është kriza ekonomike prej koronavirusit. Klubi nuk ka shumë buxhet për merkato.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për ta shmangur këtë pengesë, klubi mund të shesë tre lojtarë si një sakrificë për gjermanin. Ata janë Xherdan Shaqiri, Harry Wilson dhe Marko Grujic dhe gjithsej vlejnë rreth 70 milionë sterlina.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment