Sport

Klopp nuk e do më Shaqirin, ka një arsye tipike pse nuk e shiti në janar

Ish-lojtari i Bayern-it meriton një skuadër, ku i garantohen më shumë minuta
Featured image of article: Klopp nuk e do më Shaqirin, ka një arsye tipike pse nuk e shiti në janar Xherdan Shaqiri

Gazetari britanik James Pearce raporton se Xherdan Shaqiri nuk e ka të gjatë te Liverpool. Mesfushori ofensiv me origjinë shqiptare nuk ia ka dalë të bindë trajnerin Jurgen Klopp, se mund të bëhet lojtar me peshë në skuadrën e kuqe.

Sipas gazetarit, Liverpool nuk e largoi në janar qëllimisht 28-vjeçarin, sepse synon të fitojë më shumë para me të në merkaton e verës. Vlera e tij do të rritet për një arsye të thjeshtë. Këtë sezon Liverpool pritet të shpallet kampion Anglie dhe të gjithë lojtarët do të trajtohen ndryshe në merkato pas titullit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në “Anfield” kërkojnë të paktën 25 milionë euro, shifër aspak e lartë për një lojtar të kalibrit të Shaqirit. Ish-lojtari i Bayern-it meriton një skuadër, ku i garantohen më shumë minuta.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment