Sport

Klopp komplimenton Dortmundin: Keni bërë një blerje të shkëlqyer

"Ata kanë siguruar një lojtar fantastik dhe një njeri shumë të mirë. Emre mund të luajë kudo në mesfushë"
Featured image of article: Klopp komplimenton Dortmundin: Keni bërë një blerje të shkëlqyer Jurgen Klopp, trajneri i Liverpool-it

Jurgen Klopp ka komplimentuar Borussia Dortmundin, ish-skuadrën e tij, për transferimin e mesfushorit Emre Can. Klopp dhe lojtari i kombëtares gjermane kanë bashkëpunuar te Liverpool për disa sezone.

“Jam shumë i lumtur për Dortmundin dhe për Emren. Ky mendoj se është një transferim ku përfitojnë të dyja palët. Emre është lojtari i përkryer për një klub si Borussia”, është shprehur Klopp.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ata kanë siguruar një lojtar fantastik dhe një njeri shumë të mirë. Emre mund të luajë kudo në mesfushë dhe është një profesionist i vërtetë”, ka shtuar trajneri gjerman për ish-lojtarin e Juventusit.

M.P. / Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment