Sport

Klopp fiton në Kupë me të rinjtë, Liverpool ka 40 ndeshje që s’njeh humbjen në shtëpi

Skuadra e kuqe triumfoi me një autogol në minutën e 75-të
Featured image of article: Klopp fiton në Kupë me të rinjtë, Liverpool ka 40 ndeshje që s’njeh humbjen në shtëpi

Nuk ka rëndësi kush luan, Liverpool fiton gjithnjë. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp sot fitoi 1-0 ndaj Shrewsbury, duke u kualifikuar në fazën e 1/8-ave në Kupën e Anglisë.

Ndaj skuadrës së kategorisë së tretë Klopp preferoi të luante me të rinjtë, duke i injoruar krejtërisht rivalët, si në ndeshjen e “Carabao Cup” ndaj Aston Villa.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Skuadra e kuqe triumfoi me një autogol në minutën e 75-të dhe tashmë djemtë e Klopp-it kanë 40 ndeshje radhazi në “Anfield” që nuk humbin. Kjo skuadër është në kulmin e saj historik dhe nuk do të ishte habi, nëse fiton edhe titullin kampion, edhe kupën, edhe Champions-in.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment