Sport

Klodiana Shala tregon vështirësitë operacionit që i kushtoi karrierën në sport: u largova me dëshirën time

Në një intervistë në emisionin "E ardhmja është vajzë" në ABCNews ajo ka thënë se nga karriera spotrive e ka larguar operacioni që bëri në 2012 në shtyllën kurrizore
Featured image of article: Klodiana Shala tregon vështirësitë operacionit që i kushtoi karrierën në sport: u largova me dëshirën time Klodiana Shala

TIRANË-Sportistja, Klodiana Shala ka treguar vështirësitë që ka hasur ajo në karrierën e saj sportive. Në një intervistë në emisionin “E ardhmja është vajzë” në ABCNews ajo ka thënë se nga karriera spotrive e ka larguar operacioni që bëri në 2012 në shtyllën kurrizore. Ajo ka kujtuar momentin e saj më të keq kur gjendja e saj shëndetësore u rëndua një ditë para garës në Lojërat Olimpike në vitin 2012. Më tej, ajo tha se ajo ditë ishte dita e saj më e keqe pasi shënoi fundin e saj në pistën e vrapimit. Klodiana foli edhe për operacionin që bëri në Londër, ku tha se ndërhyrja në shtyllën kurrizore u krye nga tre mjekët më të mirë në botë.

“Momente te vështira të gjithë kanë pafund. Siç kam kaluar me mamin, por sakrifica e madhe që e kam përjetuar ka qenë 2012 kur unë u largova nga sporti. Nuk u largova me dëshirën time. Kisha një vit të tërë sakrificë që isha në një fazë përgatitore. Një stërvitje pafund, 8 orë në ditë stërvitje. Nuk takoja njeri nga familja sepse isha e grumbulluar për të marrë pjesë në lojërat Olimpike Londër 2012. Pasi kapa normën që ishim 15 sportistet më të mira në botë, isha edhe unë në 200 metra. Pata një dëmtim. Vuajta shumë 2 muaj në Shqipëri.  nuk lashë doktor pa shkuar. Pas dy muajsh terapi të ndryshme unë u nisa për në Londër. Një ditë para garës time zëre se u paralizova. Më morën me barelë dhe aty pata një operacion në shtyllën kurrizore ku e vuajta mbrapa, por vështirësia ishte që lashë sportin. Dhe e lashë në momentin kur isha në kulm.

Por jeta vazhdoi, sakrifica të tjera shumë. Një vit të tërë për 22 sekonda kohë. Por nga një anë them që një e keqe ka edhe të mirë. Unë pata fatin që më operuan tre mjekët më të mirë të botës se isha në lojrat olimpike. Ditën e parë dhe të dytë s’kam qenë në gjendje dhe ditën e tretë i shikoja që doktorët më përkëdhelnin. Në një moment u thashë mos u mërzisni  nuk kam asgjë, por temperaturën e kisha 40. Unë kam diçka që nëse mërzitem nuk më zbret temperatura. Ndenja edhe disa ditë në Londër dhe u ktheva në Shqipëri”, thotë ajo.

Ajo më poshtë thotë se problemet që ajo pati në shtyllën kurrizore dhe dy ndërhyrjet në gju janë si pasojë mos patjes së kushteve të përshtatshme të stërvitjes, dhe se për shkak se stërvitej në asfaltin e Liqenit. Ajo ka përfunduar intervistën, duke thënë se suksesi i saj më i madh nuk janë medaljet por përkrahja që ka nga publiku.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I kam thënë gjithmonë problematikat e mia. Unë që në 2003 u largoja dhe rikthehesha në Shqipëri sepse ne nuk kishim tartan, është gomina që ne e përdorim për tu stërvitur. Problemi në shtyllën kurrizore, si dhe dy operacionet në gju erdhën si problematikë pas unë jam dëmtuar gjatë stërvitjes nga asfalti nga Liqeni. Pjesën financiare ma ka mbuluar familja dhe jo sporti. Pasi jam kthyer nga olimpiada e Athinës në 2004 kam blerë vetë 12 metra tartan. Gjithë këtë sakrificë e kam bërë për sportin për të ditur deri kur do të shkojë Klodi. Me thënë të drejtën nga ‘94-‘12 kam marrë pjesë në gëzime familjare vetëm në një dasmë të vajzës së dajës. Sakrifica të mëdha. Nuk dua të filloj me medalje pasi dihet sesa botërore unë kam marr pjesë dhe se sa herë unë u kam thënë shteteve të tjera se do të rri me Shqiperinë. Suksesi im më i madh është se kur eci në rrugë më njohin fëmijë që nga mosha 5 vjeç e deri në mosha të mëdha. Sportistët dhe artistët në vendin tonë nuk përkrahen nga shteti dhe kënaqësia që të ofron publiku është më e pazëvendësueshmja”, shprehet Shala

(I.A/dosja.al)

Shto Koment