Aktualitet

“Ka dijeni për njeriun që qëlloi mbi protestuesit”/ Klodiana Lala: Ky është personi që mund të ndihmojë drejtësinë për 21 janarin

Lala është shprehur se Agron Malaj, i cili ka qenë pjesë e grupit të zjarrit më 21 janar 2011 mund të ndihmojë drejtësinë për këtë çështje.
Featured image of article: “Ka dijeni për njeriun që qëlloi mbi protestuesit”/ Klodiana Lala: Ky është personi që mund të ndihmojë drejtësinë për 21 janarin
Përditësuar:

Tiranë– Gazetarja e News 24 Klodiana Lala ka deklaruar në emisionion ‘Real Story’ se kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj i cili ka qenë pjesë e grupit të zjarrit më 21 janar 2011 është thelbi i cili mund t’i rëfejë Prokurorisë. Ai sipas Klodiana Lalës ka dijeni se çfarë ndodhi në korridoret e kryeministrisë dhe kush dha ekzakt urdhërin për të qëlluar mbi protestuesit.

“Shmangëm kryebashkiakun e Matit që ka qenë pjesë e grupit të zjarri dhe unë besoj se ai është thelbi. Pashë një status në FB, Agron Malajn që kërkonte drejtësi dhe mund ta ndihmojë drejtësinë dhe ai ka dijeni direkte për njeriun që dha urdhërin dhe mund t’ja rëfejë Prokurorisë. Ka dijeni për çfarë ndodhi në korridoret e kryeministrisë dhe kush dha urdhërin për atë.”– thotë gazetarja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrë nga Ballkan web

J.V/Dosja.al

Shto Koment