Aktualitet

Klodiana Lala ‘zbulon’ ku fshihet Lul Berisha: Besoj se më telefonoi nga Gjermania… Sapo janë hapur petët e lakrorit

Ajo shtoi se ngjarja u kuptua nga mediat që kur u arrestua Indrit Taullau në Prizren. Sipas gazetares, ‘petët e lakrorit’ sapo janë hapur.
Featured image of article: Klodiana Lala ‘zbulon’ ku fshihet Lul Berisha: Besoj se më telefonoi nga Gjermania… Sapo janë hapur petët e lakrorit Klodiana Lala dhe Lul Berisha

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar vendin se ku mund të jetë duke u fshehur Lul Berisha që është shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Vajdin Lamajt dhe të Klodian Saliut. Lala tha se beson se Berisha e mori nga Gjermania në telefon për t’i thënë se nuk ka lidhje me këto krime.

Ajo shtoi se ngjarja u kuptua nga mediat që kur u arrestua Indrit Taullau në Prizren. Sipas gazetares, ‘petët e lakrorit’ sapo janë hapur.

“Dy vrasjet kanë ndodhur brenda 48 orësh. Sipas SPAK, janë të përfshirë të njëjtat persona në këto ngjarje. Ajo ngjarje, ajo dosje ka qenë te Krimet e Rënda. Kjo ngjarje nisi të kuptohej për mediat që kur u arrestua Indrit Taullau në Prizren. Sapo janë hapur petët e lakrorit. Lul Berisha besoj se më mori nga Gjermania. Lulzim Berisha më ka telefonuar pak minuta pasi SPAK kishte bërë deklaratën zyrtare. Më tha se nuk ka asnjë lidhje me të dyja ngjarjet dhe se e sheh si sulm politik. Më tha se ishte në një shqetësim shumë të madh për shkak se kishte një familjar në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai tha se ‘mua po më fusin në hasmëri për ngjarje me të cilat nuk ka lidhje. Lul Berisha është liruar me garanci të Vangjush Dakos. Cilat janë provat e pakundërshtueshme? Janë ADN-të, një armë,”- tha ajo.

 Dosja.al raportoi ekskluzivisht rihapjen dosjeve të bujshme të dy vrasjeve që tronditën Shqipërinë në vitin 2005 duke siguruar dhe dosjen hetimore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithçka erdhi pas rrëfimit të të penduarit Luftar Reçi. Në operacionin që dërgoi pusullën tek Emiljano Shullazi, Lulzim Berisha, Viktor Ymeri, Indrit Taullai Luftar Reçi dhe Plaurent Dervishaj, janë angazhuar 60 efektivë dhe një tufë me prokurorë. Lulzim Berisha është shpallur në kërkim ndërkombëtar bashkë me kunatin e tij Plarent Dervishaj.

Nga arratia me anë të gazetares Lala, Berisha mohoi përfshirjen në krime.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment