Aktualitet

Klodiana Lala zbardh debatet e ashpra në mbledhjen e KLGJ: Dvoranit i ka mbaruar mandati, ka afat deri nesër në 16:00

Sipas gazetares, pas shumë debateve të ashpra, është vendosur t’i lihet afat Dvoranit deri nesër në orën 16:00 të japë një mendim dhe më pas KLGJ do të mblidhet sërish për të vendosur.
Featured image of article: Klodiana Lala zbardh debatet e ashpra në mbledhjen e KLGJ: Dvoranit i ka mbaruar mandati, ka afat deri nesër në 16:00 Klodiana Lala, gazetare

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala zbardhi detaje nga mbledhja online e Këshillit të Lartë Gjyqësor, të zhvilluar ditën e djeshme. E ftuar në emisionin “Real Story” në News24, gazetarja Lala tha se mbledhja është zhvilluar me debate shumë të ashpra, pasi pesë anëtarë të KLGJ mendonin se duhej shqyrtuar mbarimi i mandatit të kreut të KED, Ardian Dvorani. Sipas gazetares, pas shumë debateve të ashpra, është vendosur t’i lihet afat Dvoranit deri nesër në orën 16:00 të japë një mendim dhe më pas KLGJ do të mblidhet sërish për të vendosur.

Ditën e djeshme ka pas një mbledhje online të KLGJ, mësova se ka pasur një debat të ashpër në të anëtarëve të gjyqësor. Debate i fortë lidhej me faktin se pesë anëtarë të këshillit mendonin se duhej marrë me thelbin e çështjes, pra me mbarimin e mandatit të Dvoranit. Duke mbaruar mandatin, ai largohet edhe si kryetar i KED. Debate ka qenë shumë i ashpër, dhe në finale është vendosur t’i lihet Dvoranit afat të vendosë për fatin e tij. Deri në orën 16:00 të ditës së nesërme, Dvorani duhet të japë një mendim dhe më pas KLGJ duhet të mblidhet për të vendosur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mandate i Dvoranit ka mbaruar që në vitin 2014. Me një vendim të mëhershëm të KLGJ, Gyakta e LArtë përbëhet nga 19 anëtarë, 15 brenda sistemit dhe 4 nga radhët e jo gjyqtarëve, pra jurist me përvojë 15-vjecare. Mandate i Dvoranit ka përfundur më 2014, por ai shfrytëzoi disa ndryshime duke mbetur në detyrë. Por tashmë kemi tre anëtarë të mbërritur në detyrë, ndaj dhe KLGJ është i detyruar largojë Dvoranin, pasi i ka mbaruar mandati. Me mbërritjen e tre anëtarëve, KLGJ duhet ta kishte shqyrtuar çështjen dhe jo të priste Presidentin Meta. KLGJ duhet të ishte vënë vetë në lëvizje për të konstatuar mbarimin e mandatit të z.Dvorani që në vitin 2014. Tashmë ai duhet të largohet dhe KLGJ duhet ta shqyrtojë kërkesën e Metës”, tha Lala.

(Marrë nga BalkanWeb)

Shto Koment