Aktualitet

“Nuk mund të bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin”, Klodiana Lala: Hetimet janë bërë të cunguara

Më tej gazetarja shtoi se ka pasur një hetim të cunguar dhe për këtë gjë bindja e saj nuk është se zbardhja e ngjarjes nuk do ndodhë.
Featured image of article: “Nuk mund të bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin”, Klodiana Lala: Hetimet janë bërë të cunguara Klodiana Lala, gazetare

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala është shprehur sot në mbrëmje se ka pak besim tek drejtësia për çështjen e 21 janarit 2011, ditë në cilën janë vrarë 4 protestues në Bulevarin Dëshmorët e Kombit në Protestën e Opozitës.

E ftuar sot në emisionin “Real Story”, Lala sqaroi se gjyqtarë të cilët janë marrë me çështje të këtij niveli jo vetëm që kanë devijuar por edhe janë siguruar që t’i ‘groposin’. Më tej gazetarja shtoi se ka pasur një hetim të cunguar dhe për këtë gjë bindja e saj nuk është se zbardhja e ngjarjes nuk do ndodhë.

Unë jam marrë me gjithë ngjarjen 21 janarit prej asaj dite dhe gjithë procesin gjyqësor. Nëse flasim për pandëshkueshmëri, 21 janari është tipik. Se si politika ushtroi gjithë ndikimin e vet për të groposur ngjarjen. E kam ndjekur me interes deri në Gjykatën e Lartë, dhe e kam shumë pikëpyetje”, u shpreh Lala.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej Lala u shpreh se: Duke pasur hetim të mangët të dyshoj. Rasti më flagrant se si politika nënshtroi gjyqësorin. Policia refuzoi Prokurorinë dhe nuk shkuan 6 gardistët. Politika nënshtroi gjyqësorin. Ina Rama u etiketua me disa terma që unë tani nuk mund t’i them dot. Çfarë ndodhi me serverin e qeverisë. Një punonjës i kryeministrisë fshiu serverin. Nëse këto pamje ekzistojnë është një nga provat e pakta për atë ngjarje. Në këtë kuptim kemi të drejtë të dyshojmë, dhe që dyshoj se do të bëhet drejtësi. Edhe qytetarët që kanë prithshmëri tek SPAK, por nuk besoj që SPAKu mund të bëjë drejtësi për 21 janarin. Do të uroj që jam e gabuar, por në sistemin e drejtësisë gjyqtarët veç kanë devijuar por dhe t’i varrosin këto çështje të këtyre niveleve.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment