Aktualitet

Klodiana Lala ‘nxjerr ligjin’: Pikëpyetjet mbi vrasjen e 25-vjeçarit Rasha, ja kur një polic duhet të qëllojë objektivin

E ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, Lala tha se polici që qëlloi për vdekje të riun është fatkeq, ndërsa sipas saj, Policia e Shtetit nuk ka bërë transparencë për ngjarjen, pasi tri herë doli me versione dhe njoftime të ndryshme.
Featured image of article: Klodiana Lala ‘nxjerr ligjin’: Pikëpyetjet mbi vrasjen e 25-vjeçarit Rasha, ja kur një polic duhet të qëllojë objektivin Klodiana Lala

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ngriti disa pikëpyetje për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia, mesnatën e të hënës.

E ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, Lala tha se polici që qëlloi për vdekje të riun është fatkeq, ndërsa sipas saj, Policia e Shtetit nuk ka bërë transparencë për ngjarjen, pasi tri herë doli me versione dhe njoftime të ndryshme.

“Polici është një fatkeq, që ka shkaktuar një ngjarje shumë të rëndë, sepse ka një viktimë, një familje që ka humbur djalin në lule të rinisë. Por unë e shoh policin si fatkeq, sepse nuk ka funksionuar sistemi, mënyra si funksionojnë skuadrat “Shqiponja”. Te këto të fundit duhet të shkojnë ata që janë më të stërvitur. Policia do duhet trajnuar për mënyrën se si duhet të reagojë ndaj qytetarëve. Ka shumë pikëpyetje mbi ngjarjen, e para me mënyrën si reagoi policia. Mendoj se ka një lloj zemërimi te familja e Klodian Rashës, por as policia nuk ishte transparente në mënyrën si e transmetoi ngjarjen, pasi në fillim fare tha se viktima kishte në dorë diçka të ngjashme me armën, pastaj tha se aty afër u gjet një armë dhe në fund theksoi se polici ka kryer një vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes. Së pari, efektivët e “Shqiponjave” nuk duhet të qëndrojnë të vetëm në rrugë, si dhe duhet të kenë mburojë me vete. Ligji thotë se polici duhet të reagojë me armë, kur rreziku është në proporcion, pra kur objektivi i drejton armën. Së pari, duhet të qëllojë në ajër, së dyti duhet ta qëllojë në pjesën e poshtme të gjymtyrëve dhe vetëm kur ka shumë rrezik duhet ta qëllojë për vdekje. Pikëpyetje është edhe fakti që nuk ka dalë akoma se kujt i përkiste arma, që është gjetur pranë vendit ku është vrara Klodian Rasha. Pse kamerat e trupit të policëve nuk ishin të ndezura? Policia nuk ka bërë transparencë për ngjarjen dhe nëse ka bërë veprime për ta fshehur të vërtetën, duhet të mbajë përgjegjësi,”- u shpreh Lala.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrë nga BW

(F.M/DOSJA.AL)

Etiketa:

Shto Koment