Aktualitet

Klodiana Lala nxjerr dokumentin: Policia e dinte kush ishte vrasësi i Gasper Reçit, dështoi! Lleshaj: Thashetheme…po nxit një konflikt se janë vrarë njerëz

E ftuar në ‘Opinion”, bazuar në dokumentin që kishte në dorë, Lala tha se ky është një dështim i Policisë së Shtetit që nuk ka mundur të parandalojë atentatin në Tiranë, kundër Preng Gjinit.
Featured image of article: Klodiana Lala nxjerr dokumentin: Policia e dinte kush ishte vrasësi i Gasper Reçit, dështoi! Lleshaj: Thashetheme…po nxit një konflikt se janë vrarë njerëz Klodiana Lala dhe Sander Lleshaj

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar një dokument sipas të cilit, Preng Gjini që iu bë atentat në Tiranë, është i dyshuar si autor i vrasjes së Gazper Reçit, në Itali, konflikte që nisën si pasojë e prishjes së pazareve të drogës në shtetin italian.

E ftuar në ‘Opinion”, bazuar në dokumentin që kishte në dorë, Lala tha se ky është një dështim i Policisë së Shtetit që nuk ka mundur të parandalojë atentatin në Tiranë, kundër Preng Gjinit.

“Ky është dokumenti zyrtar i Policisë. E preva për të qenë korrekte dhe për të mos larguar ata punonjësit e policisë. Ja ta lexoj çfarë shkruhet. ‘Sipas informacioneve të siguruara na rrugë operative rezulton se kjo ngjarje ka ardhur si pasojë e konflikteve të ashpra, gjakmarrje/hakmarrje që familja gjini ka me familjen Reçi nga qyteti i Rrëshenit. Këto konflikte janë si pasojë e prishjes së pazareve të drogës në shtetin italian, ndërmjet shtetasit Gasper Reçi me të dëmtuarin Preng Gjini. Sipas të dhënave shtetasi Gaspër Reçi është vrarë në shtetin Italian në vitin 2017. Si pasojë e këtyre konflikteve në vazhdim në datën 12.08.2019 në qytetin e Rrëshenit është vrarë Armando Gjini, vëllai i të dëmtuarit Preng Gjin, si dhe ngjarja e ndodhur në qytetin e Tiranës në datën 15.09.2020 ku është dëmtuar rëndë shtetasi Preng Gjini’. A ka dështuar policia e shtetit të parandalojë një ngjarje kaq të rëndë?”- tha ajo.

Dokumenti:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nuk ka dështuar fare. Aspak! Aty flitet për informacion të siguruar në rrugë operative. Edhe një thashethem merret në rrugë operative. Nuk mund të thuhet se Policia e ka ditur autorin dhe nuk e ka arrestuar. Po nxitni një konflikt. Janë vrarë njerëz, është e vërtetë dhe është një situatë e pasqaruar,”- tha Lleshaj.

Preng Gjini shpëtoi nga vdekja pas atentatit të rëndë që iu bë në mes të Tiranës. Dyshimet u hodhën mbi familjen Reçi, dhe nipi i Kastriotit që u ekzekutua në Rrëshen u vu në pranga për ngjarjen në fjalë por mohoi gjithçka.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment