Aktualitet

Abuzimi ndaj 15-vjeçares në Babrru, Klodiana Lala tregon DETAJIN tronditës: Një abuzues është djali i një prej mësueseve të shkollës

Gazetarja Klodiana Lala tha se kishet shkuar vetë në zonë dhe kishte marrë vesh një detaj tronditës për një prej katër djemëve abuzues përveç 65-vjeçarit.  
Featured image of article: Abuzimi ndaj 15-vjeçares në Babrru, Klodiana Lala tregon DETAJIN tronditës: Një abuzues është djali i një prej mësueseve të shkollës Klodiana Lala

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka treguar një fakt të ri lidhur me historinë e abuzimit ndaj 15-vjeçares në zonën e Babrrusë.

E ftuar në emisionin “Opinion”, Lala tha se kishet shkuar vetë në zonë dhe kishte marrë vesh një detaj tronditës për një prej katër djemëve abuzues përveç 65-vjeçarit.  

Një prej abuzuesve është djali i një prej mësueseve të shkollës,”-tha në fjalën e saj gazetarja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja e rëndë ndodhi në një shtëpi, në zonën e Babrrusë, ku 65-vjeçari abuzoi mbi 15-vjeçaren. 65-vjeçari e filmoi gjithë skenën dhe  me anë të pamjeve e kërcënonte vajzën që nëse nuk kryente sërish marrëdhënie me të, do t’i publikonte ato.  E gjendur nën presion, 15-vjeçarja është bindur. Ndërkohë videon u kishte shpërndarë tre të rinjve.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment