Aktualitet

“Range iu vodh një këngëtare tallavaje”, Klodiana Lala flet për hetuesit britanikë: Do zbarkojnë në Shqipëri për rastin e Jan Prengës, viktima u zu me rrëmbyesit përpara parukerisë

E ftuar në emisionin “Opinion”, Lala shtoi se do të ndërmerren masa akoma më të forta për të zbardhur këtë ngjarje pasi pritet të zbarkojnë hetuesit britanikë.
Featured image of article: “Range iu vodh një këngëtare tallavaje”, Klodiana Lala flet për hetuesit britanikë: Do zbarkojnë në Shqipëri për rastin e Jan Prengës, viktima u zu me rrëmbyesit përpara parukerisë Jan Prenga dhe Klodiana Lala
Përditësuar:

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të forta në lidhje me rrëmbimin e Jan Prengës, çështje që ka ngirtur në këmbë të gjithë Policinë e Shtetit. E ftuar në emisionin “Opinion”, Lala shtoi se do të ndërmerren masa akoma më të forta për të zbardhur këtë ngjarje pasi pritet të zbarkojnë hetuesit britanikë. Më 17 janar, sipas gazetares, pengu është zënë me rrëmbyesit e tij përpara një parukerie në Kamëz, ndërsa makina me të cilën e rrëmbyen, “Range Roveri”, i përket një këngëtareje tallavaje.

“Policia u vu në dijeni se 4 persona kishin marrë peng një person. Në momentin e parë kur u mësua identiteti polica filloi hetimet nëse kishte rekorde kriminale. Viktima kishte patur më parë emrin Dodë Prenga dhe nuk kishte patur rekorde kriminale. Ka patur një përplasje në momentin e parë mes tyre përpara një parkukerie. Makina i ishte vjedhur një këngëtare tallavaje. Kjo makinë u gjet e djegur dhe targat ishin të falsifikuara. Autoritetet zbuluan më pas se vëllai i viktimës kishte rekorde kriminale në Britani dhe kjo zhvendosi fokusin e hetuesve. U sekuestruan të gjitha kamerat e sigurisë në zonë. Janë disa kamera sigurie dhe mes tyre edhe ato të resoritit luksoz të autorëve. Ka informacione se pamjet e kamerave të resortit tregojnë trupin e pajetë të viktimës duke u futur në resort. Po të shkosh në vendin e ngjarjes në momentin që e kanë marrë e kanë kapur dy persona nga këmbët dhe dy nga krahët. Ata donin të dërgonin mesazhe shumë të qarta për vëllain e tij i cili është përfshirë në afera të mëdha në trafikun e drogës. Vëllai i Jan Pregës është në përgjim nga autoritetet britanike. Këtu pritet të vijë një dosje e madhe dhe hetues britanikë,”– theksoi më tej gazetarja Klodiana Lala.

Ndërkohë vetëm 11 ditë pas rrëmbimit të Prengës është zbardhur krejtësisht ngjarja. Forcat RENEA zbarkuan një ditë më parë në resortin luksoz “Golden”, ku vunë në pranga të afërmit e dy pronarëve të godinës, Bajram Hajrin, djalin e tij, Leonard Hajrin, Olsi Turjan dhe Elton Hajrin. Në kërkim është shpallur Altin Hajri, një nga pronarët e “Golden”, që njihet edhe si koka e trafikut të drogës nga Afganistani me destinacion Italinë. Operacioni i policisë u zhvendos në Kavajë, ku u në pranga një tjetër anëtar i fisit Hajri, me inicialet F.Xh.. Gjashtë të tjerë janë shpallur në kërkim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shkak për këtë rrëmbim është bërë pikërisht konflikti i pazareve të drogës me të vëllanë e Jak Prengës, Astritin. Ky i fundit dyshohet të mos ketë dorëzuar 283 kg kokainë në destinacionin që duhej dhe mësohet se ka pasur konflikte të mëparshme me vëllezërit Hajri në Angli. Astrit Prenga është në burg aktualisht në Angli, ku rezulton i dënuar me 8 vite e gjysmë burg.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment