Editorial

Jeta e njerëzve apo fitimet e koncesioneve

Mund të bëhet me rinegocim kontrate për të adresuar koncesionin në funksion të luftës kundër epidemisë. Mund të bëhet me pezullim pagese për këtë vit dhe paratë të jepen për të fuqizuar kapacitetet e sistemit shëndetësor publik.
Featured image of article: Jeta e njerëzve apo fitimet e koncesioneve

TIRANË– Koncesioni i Chek Up-it duhet te riadresuar urgjentisht per te perballuar epidemine e virusit. Buxheti i ka paguar koncesionarit 8 milione euro per analiza te pakryera gjate 4 viteve te fundit. Per kete vit kompanise i jane caktuar edhe 7 milione euro te tjera nga buxheti. Keto para duhet te shkojne urgjentisht per te perballuar epidemine.

Mund te behet me rinegocim kontrate per ta adresuar koncesionin ne funksion te luftes kunder epidemise. Mund te behet me pezullim pagese per kete vit dhe parate te jepen per te fuqizuar kapacitetet e sistemit shendetesor publik. Kjo pak rendesi ka. Por ato para duhet te shkojne per epidemine. Nuk ka sens qe ne kete situate te japesh 7 milione euro nga buxheti per kontrolle mjekesore qe nuk i hyjne ne pune askujt.

Se dyti, koncesioni i laboratoreve duhet re ngrije. Ai koncesion do te marre 10 milione euro kete vit per te bere analiza. Por analizat me emergjente qe i duhen vendit tani, jane ato te koromavirusit. Edhe ky mund te riadresohet me negocim. Nese kompania nuk pranon, atehere qeveria mund te pezulloje kontraten ne menyre te njeanshme dhe te hape hetim penal per falsifikim ne tender.

Njera nga tre kompanite e konsorciumit qe fitoi koncesionin e laboratoreve ishte fantazme dhe nuk ekzistonte fare. Keshtu qe, ky koncesioni paloset kollaj, edhe ne arbitrazh madje. Cdo arsye qe nuk e bejme dot se s’na le kontrata e koncesionit eshte justifikim per te vjedhir. Qeverite me demokratike ne bote nga Franca ne Itali po shtetezojne kompani private duke marre ne kontroll prodhimin e maskave dhe pajisjeve shendetesore, jo me kontratat koncesionare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Jane 17 milione euro, qe do te shpetonin me qindra jete njerezish. Nuk mund dhe nuk duhet te shperdorohen ne dy koncesione qe i duhen vetem koncesionareve.

OBSH tha sot se nje nga dy instrumentat me efikas ne luften kunder koronavirusit eshte testimi agresiv i pacienteve, per t’i diktuar ne kohe duke i izoluar dhe duke ndalur keshtu zinxhirin e transmetimit te virusit.

Prandaj ato para duhet te vihen ne funksion te ketij mekanizmi. Ne te kunderten, shteti ka denuar njerez me vdekje per te mos cenuar fitimet e koncesionareve. Qeveria mund te dridhet sa te doje. Por kjo eshte zgjedhje qe duhet ta beje me detyrim. I takon asaj te vendose do ruaje jetet e njerezve apo fitimet e koncesionareve. Dhe sigurisht pas zgjedhjes vjen fatura.

Shto Koment