Politike

Ndëshkimi me 44 milionë euro në arbitrazh/ Klodian Tomorri: Kjo është grabitja më e pastër që iu është bërë shqiptarëve, të dënohen me burgim të përjetshëm zyrtarët

Tomorri ka shtuar dhe të tjera raste që qeveria shqiptare duhet të paguajë. Kështu ai liston 110 milionë euro Becheti, 94 milionë euro Cezi, 11 milionë euro Pallati i Vlorës.
Featured image of article: Ndëshkimi me 44 milionë euro në arbitrazh/ Klodian Tomorri: Kjo është grabitja më e pastër që iu është bërë shqiptarëve, të dënohen me burgim të përjetshëm zyrtarët Franceso Becchetti, CEZ dhe Klodian Tomorri

TIRANE–  Gazetari Klodian Tomorri nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook ka reaguar pas lajmit të bërë nga Dosja.al se qeveria shqiptare duhet ti paguajë 44 milionë dollarë kompanisë greke “Aktor”.

Tomorri në këtë shkrim ka shtuar dhe të tjera raste që taksapaguesit shqiptarë duhet të paguajë. Kështu ai liston 110 milionë euro Becheti, 94 milionë euro Cezi, 11 milionë euro Pallati i Vlorës.

Gazetari ironizon faktin se Shqipëria përveç se duhet të paguajë këto shifra të mëdha ka dhe detyrime ndaj gjyqeve të vogla të pronave që kapin shifrën e 260 milionë eurove.

Kërkesa që Tomorri ka për popullin shqiptar është që të kërkojë referendum për një ligj, ku zyrtarët që firmosin vendime me pasoja në arbitrazh, të dënohen automatikisht me burgim të perjetshëm dhe konfiskim pasurie.

Postimi i plotë:

Fatura e suksesit

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kur te nise fushata, mes sukseseve te shumta, qeveria duhet te permende edhe keto me poshte:

110 milione euro Becheti
94 milione euro Cezi
44 milione euro Aktori
11 milione euro Pallati i Vlores

Keto jane vetem gjobat e medha, pa perfshire gjyqet e vogla te pronave. Ne total 260 milione euro deri tani. Jane shume te tjera qe presin ne radhe.Kjo eshte grabitja me e paster, qe u eshte bere shqiptareve ndonjehere. Asnje pergjegjesi ligjore, asnje rrezik. Incentiva qe zyrtaret e larte te bejne pazare me kompanite, eshte e madhe, nderkohe qe risku qe te perballen me pasoja ligjore eshte zero. Ketu ka vetem nje zgjidhje. Populli duhet te kerkoje referendum per nje ligj, ku zyrtaret qe firmosin vendime me pasoja ne arbitrazh, te denohen automatikisht me burgim te perjetshem dhe konfiskim pasurie. Perndryshe ajo 260 milioneshja, do behet 26 miliarde euro brenda 10 viteve.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment