Politike

“Klloun që meriton izolimin”, Paloka sulmon ashpër Ramën: Lolo i kancelarive perëndimore

Sipas Palokës, kryeministri është një klloun, i cili meriton izolimin.
Featured image of article: “Klloun që meriton izolimin”, Paloka sulmon ashpër Ramën: Lolo i kancelarive perëndimore Edi Paloka dhe Edi Rama

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka sulmuar ashpër sot kryeministrin Edi Rama, lidhur me dështimin e negociatave. Përmes një postimi në Facebook, Paloka shkruan:

“Në sallonet e perëndimit mbase zbaviten me veshjet, sjelljen dhe deliret e kryeministrit tonë , po shqiptarët nuk zbaviten më”.

Sipas Palokës, kryeministri është një klloun, i cili meriton izolimin.

Postimi i plotë i Edi Palokës:

Rama eshte kthyer ne lolon e kancelarive perendimore dhe kete tani nuk e degjon vetem si thashethem ne tavolinat e diplomateve po ka filluar te jete dhe pjese e raporteve konfidenciale te nderkombetareve. Zyrtarisht klloun !
Po cfare “taksirati” kane shqiptaret qe te vuajne pasojat. Ne sallonet e perendimit mbase zbaviten me veshjet, sjelljen dhe deliret e kryeministrit tone , po shqiptaret nuk zbaviten me. Pervecse po kapim fundin ne cdo klasifikim, tani rrezikojme riizolimin , nderkohe qe vetmi i cili meriton te izolohet eshte Rama.

Pak ditë më parë KE vendosi që të mos hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në dy ditë diskutimeve mes liderëve të BE, nuk pati një vendim unanim kër çeljen e dritës jeshile. Ishte Franca, Danimarka dhe Holanda që nuk ishin të bindura për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke shtyrë diskutimet për në maj 2020. Maqedonia e Veriut do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ndërsa qeveria shqiptare ka bërë fajtore BE-në për këtë vendim negativ.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment