Bota

Klithma dhe ulërima/ Ishte duke zhvilluar një intervistë, gazetarja e BBC në Bejrut plaset në tokë nga shpërthimi

VIDEO
Gazetarja e BBC në Bejrut po zhvillonte një intervistë, kur ndodhi shpëthimi i fuqishëm. Menjëherë ajo u fut poshtë tavolinës së saj, ndërsa lëshonte klithma gjatë gjithë kohës.
Featured image of article: Klithma dhe ulërima/ Ishte duke zhvilluar një intervistë, gazetarja e BBC në Bejrut plaset në tokë nga shpërthimi Momenti kur gazetarja po zhvillonte intervistën

LIBAN-Shpërthimi i fuqishëm i pasdites së djeshme në Liban, u ndje edhe në zyrat e BBC në Bejrut. Në momentin e shpërthimit, reporterja arabe e BBC, Maryem Taoumi, ishte duke intervistuar drejtorin e Agjencisë së Energjisë së Qëndrueshme në momentin kur ndodhi shpërthimi.

Si pasojë e shpërthimit, u ndërpre menjëherë lidhja online. Ndërkohë gazetarja e tmerruar, u fut poshtë tavolinës së saj. E shokuar nga shpërthimi, ajo lëshonte klithma ndërsa mezor fliste.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bejruti është kthyer në një qytet fantazmë, pasi ditën e djeshme në kryeqytetin Libanez, ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Shkak i kësaj katastrofe është bërë shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite. Deri më tani raportohet për 113 viktima dhe mbi 4 mijë të plagosur. Ndërkohë nën rrënoja ndodhen edhe shumë persona të tjerë. Presidenti i Libanit, Michel Aoun ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment