Aktualitet

Kush është ‘Luli’? Dalin të tjera përgjime nga dosja e prostitucionit tek hoteli në Rrogozhinë, vajza jep lajmin me telefon: Ja mora 20 mijë lekëshin. Personi X: Mirë…

Në një nga përgjimet, një nga vajzat thotë se i ka marrë 20 mijë lekë të vjetra një klienti me emrin “Luli”.
Featured image of article: Kush është ‘Luli’? Dalin të tjera përgjime nga dosja e prostitucionit tek hoteli në Rrogozhinë, vajza jep lajmin me telefon: Ja mora 20 mijë lekëshin. Personi X: Mirë… Foto ilustruese

RROGOZHINË– Përgjime të tjera janë publikuar nga dosja e protitucionit në hotelet “Alesio” dhe “Pishat” në zonën e njohur si “Bishti i Zhurit”. Në një nga përgjimet, një nga vajzat thotë se i ka marrë 20 mijë lekë të vjetra një klienti me emrin “Luli”.

Ndërsa bashkëbiseduesi i thotë që kur të shkojë tek zona e Malit të Robit ta telefonojë për t’u takuar. Megjithatë nga Policia pas zhvillimit të operacionit, janë publikuar vetëm emrat e pronarëve të hotelit dhe vetëm inicialet e vajzave.

BISEDA:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vajza: Ja mora njëzet mijë lekëshin Lulit.

Personi X: Mirë, kur të vish në mal të Robit me merr në telefon.

Grupi i Zhurit është goditur mëngjesin e të mërkurës në një operacion blic, ku janë arrestuar 8 persona. Flamur Hoxha dhe Bujar Gjuzi, pronarë të hoteleve “Alesio” dhe “Pishat” në zonën e Bishtit të Zhurit, kishin kthyer bizneset e tyre në një bazë prostitucioni, ndërsa bashkë me ta janë prangosur edhe 5 punonjëse seksi. Mosha e tyre varion nga 20 deri në 56 vjeçe, kundrejt një pagese nga 50 deri në 100 euro. Në pranga edhe një klient. B.Gj, u gjet duke kryer marrëdhënie intime me njërën nga punonjëset e seksit.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment