Aktualitet

KLGJ shtyn me 25 shkurt seancën për gjyqtaren Enkelejda Hoxha! Avokati kërkoi pezullim e procesit, kreu i ILD-së i doli kundër

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani është shprehur se avokati ka pasur kohë që të njihej me provat ndaj është dakord me shtyrjen e procesit.
Featured image of article: KLGJ shtyn me 25 shkurt seancën për gjyqtaren Enkelejda Hoxha! Avokati kërkoi pezullim e procesit, kreu i ILD-së i doli kundër Enkelejda Hoxha, gjyqtare

TIRANË– Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka shtyrë seancën për shkarkimin e gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha. Seanca do të shtyhet më 25 shkurt dhe avokati duhet të depozitojë mbrojtjen me shkrim më 23 shkurt.

Nënkryetari i KLGJ Maks Qoku ka deklaruar se magjistratja duhet të saktësojë vullnetin për të qenë në seancë dhe sa i takon kërkesave të tjera, ato të diskutohet pas paraqitjes së mbrojtjes.

Avokati i gjyqtares kërkoi pezullim të procesit pasi magjistratja duhet të ishte në seancë si dhe i duhet kohë për mbledhjen e provave. Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani u shpreh se avokati ka pasur kohë që të njihej me provat ndaj nuk është dakord me shtyrjen e procesit.

‘Nuk jam dakord për shtyrjen. Procesi i rregullt ligjor përfshin edhe mbrojtjen nga avokati. Elementët e procesit të rregullt ligjor përmbushen me prezencën e avokatit. Sa i takon kohës që kërkohet për t’u njohur me faktet, dua të kujtoj se hetimi ndaj magjistrates ka nisur më 16 korrik 2020, pra prej asaj date magjistratja është ajo njohur me dokumentet që ILD kishte në dispozicion dhe magjistratja ka patur mundësi e kohë për mbrojtjen. Edhe avokati ka patur kohë sepse është caktuar më 27 janar. Sa i takon marrëveshjes që përmendi avokati, unë nuk kam asnjë propozim zyrtarisht. Kur ta kem do e shqyrtoj edhe pse Inspektori i Lartë i Drejtësisë është i qartë për këtë çështje.”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

AKUZAT NDAJ GJYQTARES:

Enkelejda Hoxha u vu në pranga pak ditë më parë nga SPAK, bashkë me 9 persona të tjerë pasi kishin në plan të lironin të dënuarin për vrasje Saimir Petani. Avokati Aldo Tabaku ishte pjesë e skemës bashkë me sekretaren e gjykatës, Manuela Mallakuçi dhe ekspertin mjeko-ligjor, Shkëlqim Korbi. Për të gjithë GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet nga SPAK se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje. Në skemë u zbulua edhe mjeku kardiolog Edvin Prifti pasi mori ryshfet për të operuar në QSUT nënën e sekretares së gjykatës. Edhe mjeku, ka përfunduar i arrestuar.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment