LIVE UPDATES
Aktualitet

KLGJ pranon kërkesën e ILD, gjyqtarit Hektor Sinanaj i ulet 40% rroga për 1 vit

13 Tetor 2021, 10:32 Nga DOSJA
KLGJ pranon kërkesën e ILD, gjyqtarit Hektor Sinanaj i ulet 40% rroga

TIRANË– Këshilli i Lartë Gjyqësor, me kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ka vendosur masë disiplinore ndaj gjyqtarit të Vlorës, Hektor Sinanaj. Këtij të fundit i është caktuar masa ‘vërejtje publike’, ndërkohë Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani, theksoi se i qëndronte propozimit për caktimin e masës “ulje page në masën 40% për 1 vit” për gjyqtarin. Ndëshkimi ndaj tij është marrë pasi gjyqtari, në shkelje të përsëritur, nuk lëshoi urdhër-ekzekutimin për disa çështje që kishte gjykuar. 

NJOFTIMI I KLGJ

Të dashur kolegë, Sot Inspektori i Lartë i Drejtësisë mori pjesë seancën dëgjimore në KLGJ për procedim disiplinor ndaj magjistratit H.S. KLGJ pranoi pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për masë disiplinore ndaj gjyqtarit të Vlorës H.S. Kryetarja Naureda Llagami tha se KLGJ vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës së ILD, dhe caktimin ndaj magjistratit të masës “vërejtje publike”. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani nënvizoi se i qëndronte propozimit, në bazë të hetimit disiplinor, për caktimin e masës “ulje page në masën 40% për 1 vit” për magjistratin H.S.

NJOFTIMI I PLOTË:

Mbi kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani për procedim disiplinor me masën “ ulje e pagës deri në 40%, deri në 1 vit” ndaj gjyqtarit H.S. Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka përfunduar hetimin disiplinor ndaj magjistratit H.S. me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, bazuar në praktikën e nisur ndaj magjistratit në vitin 2017 nga Inspektoriati i KLD-së dhe e përcjellë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Kontekst: Më 25.04.2017 Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë nisi hetimin disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, H.S., për shkelje të përsëritur të dispozitave urdhëruese procedurale civile dhe shkelje solemniteti gjatë dhënies së vendime gjyqësore me objekt “Lëshim urdhri ekzekutimi, mbi bazën e ankesave të paraqitura pranë tij nga personi juridik Shoqëria “N.O.A” sh.a. dhe më vonë nga BKT. Më 26.03.2018, Inspektoriati i KLD vendos bashkimin e procedimeve hetimore ndaj gjyqtarit me objekt mosrespektimin formal të ligjit dhe harton raportin hetimor. Më 12.06.2018 Këshilli i Lartë i Drejtësisë i përcjell Ministrit të Drejtësisë relacionin ku evidentohen shkelje të pajustifikuara e të përsëritura nga gjyqtari të dispozitave urdhëruese procedurale civile në 9 raste, të konstatuara në gjykimin e kërkesave për lëshim urdhër ekzekutimi, për të vlerësuar mundësinë eventuale mbi fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë z. H.S

Dosja është përcjellë nga KLGJ pranë ILD më 06.04.2021 dhe më 15.06.2021 Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka vendosur vazhdimin e hetimit disiplinor ndaj magjistratit H.S., duke administruar dokumente shtesë, pasi nga organi kompetent ishin hetuar pjesërisht (për shkak të kompetencave të kufizuara dhe të ndara ndërmjet organeve të ndryshme gjatë periudhës tranzitore), një sërë rrethanash, të cilat kanë të bëjnë me veprimet apo mosveprimet e magjistratit, të konsideruara shkelje disiplinore. Hetimi disiplinor i inicuar nga Inpektoriati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë përfshinte fillimisht 9 vendime gjyqësore, të dhëna nga magjistrati, por në kohën e vendimit për vazhdimin e hetimit disiplinor nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe aktualisht janë brenda afatit 5 vjeçar të parashkrimit për hetimin disiplinor, vetëm 6 vendimmarrje të cilat janë pjesë e hetimit të ILD-së.

Nga hetimi disiplinor i kryer nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, provohet se:
• Në 6 vendime gjyqësore të dhëna nga magjistrati është refuzuar lëshimi i urdhrit të ekzekutimit për kontratat e kredive bankare në rastin e Bankës Kombëtare Tregtare, apo të akteve për dhënie kredie nga institucione financiare jobankare në rastin e Shoqërisë “N.O.A” sh.a., me argumentin se këto akte nuk ishin përpiluar përpara noterit.
• Në mënyrë të përsëritur magjistrati rezulton të mos ketë zbatuar legjislacionin procedurial e material, si dhe ta ketë zbatuar në mënyrë të gabuar, përmes vendimeve të konstatuara si të gabuara edhe nga një gjykatë më e lartë. Dispozitat procedurale civile, të cilat janë interpretuar gabim nga ana e magjistratit janë të natyrës përcaktuese dhe urdhëruese, duke parashikuar qartazi ndarjen për detyrimet monetare në të holla, për të cilat duhet akt noterial, akt i cili nuk kërkohet për aktet e dhënies së kredive bankare.
• Shkelje janë kryer në të paktën gjashtë vendime – objekt hetimi disiplinor, dhe pavarësisht vendimit të gjykatës më të lartë, e cila ka konstatuar këtë shkelje, magjistrati ka kryer të njëjtën shkelje dhe një herë tjetër, gjatë periudhës kohore 2020- 2021, duke bërë që shkelja të jetë edhe vazhduese.
• Shkeljet proceduriale provohet të jenë kryer me dashje direkte, pasi rezulton se magjistrati ka mbajtur një qëndrim konseguent deri më sot në të tilla raste, duke mos lëshuar urdhrin e ekzekutimit për aktet e dhënies së kredive bankare, ose aktet për dhënien e kredive nga institucionet financiare jobankare, nëse nuk janë akte noteriale.
• Formimi dhe eksperienca prej 21 vitesh si gjyqtar prezumojnë njohuri të konsoliduara të magjistratit në njohjen dhe zbatimin e ligjit dhe sidomos të dispozitave urdhëruese procedurale dhe pasojat e dëmshme nga veprimet i tij. Pavarësisht eksperiencës së gjatë, gjyqtari i ka shkelur këto dispozita në mënyrë të përsëritur e të vazhduar edhe në vitin 2020, duke krijuar perceptimin e njëanshmërisë së trajtimit të tyre në disfavor të palës kërkuese.
• Veprimet e kryera nga ana e magjistratit, kanë sjellë pasoja për dhënien e drejtësisë, kanë cënuar prestigjin e gjyqtarit, si dhe kanë cënuar besimin e publikut te drejtësia.

Për sa më sipër, Inspektori i Lartë i Drejtësisë i kërkon Këshillit të Lartë Gjyqësor pranimin e kërkesës për fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit H.S. për shkeljet disiplinore të parashikuara nga neni 102, pika 2, shkronja “a” e ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe pranmin e propozimit për masë disiplinore “Ulje e përkohshme e pagës deri në 40 % për një periudhë jo më të gjatë se një vit”, parashikuar nga neni 105, pika 1, shkronja “c”, ndarja “i” dhe neni 108 i ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;

Sic është bërë e ditur, për të shmangur kulturën e pandëshkueshmërisë dhe harresës, përmes parashkrimit për hetimin disiplinor, Inspektori i Lartë i Drejtësisë po shqyrton praktikat e trajtuara pjesërisht nga ana e organeve të mëparshme, për shkak të kompetencave të kufizuara e të ndara ndërmjet organeve të ndryshme gjatë periudhës kalimtare. ILD po e kryen këtë proces përmes një metodologjie të posaçme, sipas një radhe përparësie të bazuar në kritere si: data e dorëzimit, faza e trajtimit nga ana e organeve të mëparshme, tipologjia ose urgjenca e trajtimit të ankesës, respektimi i parimit të barazisë dhe objektivitetit, si dhe koha e nevojshme për shqyrtimin dhe vlerësimin e secilës praktikë dokumentare.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet hektor sinanaj ild klgj hektor sinanaj ild klgj

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni