Politike

“Klevisi bëhet ministër” Rama me filxhan në dorë shkrin gazit qytetarët: Ja çfarë i thotë fallxhorja Bahri Falliut (VD)

Ai “tregoi’ ato që Kryemadhi i tregon Balliut kur ulen dhe “shikojnë fatin” në filxhan, dhe tha se Klevis Balliu do të bëhet ministër Drejtësie.

POGRADEC– Edi Rama, nga takimi në Pogradec ka ironizuar Monika Kryemadhin dhe Fahri Balliun, duke nxjerr nga xhepi një filxhan dhe nisi ta “lexonte” atë.

 

Ai “tregoi’ ato që Kryemadhi i tregon Balliut kur ulen dhe “shikojnë fatin” në filxhan, dhe tha se Klevis Balliu do të bëhet ministër Drejtësie.

“Se këtu është zona e Bahri Falliut, edhe doja që tua tregoja me filxhan në dorë, se çfarë i thotë fallxhorja Bahri Falliut. I thotë, Faro shof një peshk të madh, në formë F, edhe lek i madh Faro lek i madh, edhe Faro i thotë po kjo K këtu çfarë është? Koran? Joo Faro i thotë, kjo K është Klevisi, edhe i thotë Farua, po ca bën ky ktu? Po më ha lekët mua? Dhe fallxhorja i thotë, jooo, ëëë… t’i ha Faro t’i ha, po shiko këtu si hapet rruga e gjolit dhe ja ku e ke, dhe del një I që është Iliri dhe shikoje si e bën Iliri zjarr, zjarr, gjithë gjoli bëhet tigan dhe Klevisi bëhet Ministër Drejtësie”, ka rrëfyer në mënyrë ironike Rama.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment