Politike

Klevis Balliu akuza të forta ndaj ministrit të Brendshëm: Si ka zaptuar tokën në Maminas me të vëllain, ndryshimi i tapisë nga 2005 në 2015-ën (VD)

Klevis Balliu ka deklaruar se Sandër Lleshaj është uzurpues i tokësve. Ai ka denoncuar se në Maminas ka uzurpuar tokë bashkë me babain dhe vëllain e tij.
Featured image of article: Klevis Balliu akuza të forta ndaj ministrit të Brendshëm: Si ka zaptuar tokën në Maminas me të vëllain, ndryshimi i tapisë nga 2005 në 2015-ën (VD) Klevis Balliu dhe Sandër Lleshaj

Tiranë- Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu ka hedhur akuza të forta ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshajt, duke e akuzuar këtë të fundit se ka zaptuar tokë në Maminas të Durrësit.

Ai theksoi në emisionin “Open”  të Eni Vasilit se tapia e tokës së  babait të Lleshajt, bashkë me të dhe të vëllain ka ndryshuar nga 2005 në 2015. Ai u shpreh se është zaptuar rruga pranë tokës, që është pronë e shtetit.

“Nuk është bërë projekti për rrugën aty, aty është bërë projekti thjesht për shkatërrimin e shtëpive dhe ndërtimin e kullave. Rruga është ajo dhe është rruga më e gjerë e Astirit. Ua jap unë projektin e Veliajt. Çfarë projekti është ai? Kush e ka bërë atë? Zotria që iu hodhi gazlosjellës këtyre, Sandër Lleshaj është hajduti më i madh i tokave dhe pronave dhe urdhëroni këtu sesi ka falsifikuar tokat e veta me të atin e vet dhe me vëllain e vet. Më thoni pak si ta quaj një person që vjedh tokën dhe unë do ta quaj ashtu. Kjo është tapia që ka Sandër Lleshaj për një tokë në Maminas, tapia origjinale e vitit 2005-2006 ku janë ku janë tokat e bababit të tij Ndue Lleshi. Tani kjo tjetra është tapia e bërë me qeverinë e Edi Ramës. Sandër Lleshaj aty ka pasur 1000 metra katrorë. Tani do t’ju tregoj sesa ka bërë Sandër Lleshaj? Kjo këtu e nderuar është tokë e shtetit, dhe ja ku ka qenë rruga. Tani ky e ka bërë në 2015, duhet parë e ka mbjellë rrush apo kanabis kjo duhet me parë dhe ta pyesësh se ka qenë kohë e  drogës atëherë. Kjo këtu është pjesa ku ka qenë rruga. Pasuria e okupuar nga Sandër Lleshaj është pasuri e zaptuar. Kjo tokë është 24 km larg nga Astiri tokë e zaptuar nga vëllai i Sandër Lleshaj.  I quan këta uzurpues, ky është uzurpues për vete, ka zaptuar tokën atje. Ndërsa shteti për këtë tokë thotë që është tokë shteti“, u shpreh Balliu.

Video marrë nga Top Channel 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ish-deputeti dje theksoi se projekti i “Unazës së Re” është një projekt korruptiv.  Pak ditë më parë në Astir u shembën 33 ndërtesa gjatë një aksioni disa orësh të IKMT-së. Nuk muguan përplasjet mes banorëve dhe Policisë, ku kjo e fundit përdori gazinlotsjellës. Pati 12 persona të lënduar.

J.V/Dosja.al

Shto Koment