Showbiz

Klaudia Pepa shkëlqen në Itali, së shpejti do të bëhet pjesë e televizionit më të rëndësishëm italian(FOTO)

Së fundmi përmes një postimi në rrjetet sociale Klaudia ka zbuluar se së shpejti do të bëhet pjesë e  një prej televizioneve  më të ndjekur në Itali, por ka thënë se këtë do ta zbulojë më vonë
Featured image of article: Klaudia Pepa shkëlqen në Itali, së shpejti do të bëhet pjesë e televizionit më të rëndësishëm italian(FOTO) Klaudia Pepa

ITALI- Balerina e njohur shqiptare që prej dy vitesh është larguar nga Shqipëria dhe po zhvillon karrierën e saj në Itali mbetet akoma një prej emrave më të përfolur të  shoëbizzit shqiptar.

Kjo jo vetëm për shkak të ndarjes  nga ish-bashkëshorti i saj, Albi Nako por edhe për suksesin që ka arritur në shrtetin italian.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale nga ku poston momente nga jeta e saj professionale.

Së fundmi përmes një postimi në rrjetet sociale Klaudia ka zbuluar se së shpejti do të bëhet pjesë e  një prej televizioneve  më të ndjekur në Itali, por ka thënë se këtë do ta zbulojë më vonë.  Edhe pse mendohet që mund të bëhet fjalë për Canale 5.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Muaji nëntor është muaji i zjarrit për mua, së shpejti do ju tregoj se në cilin program televiziv do më shihni”, shkruan balerina krahas fotos.

Në foton e publikuar Klaudia shfaqet e veshur me një fustan në ngjyrë gold e pas saj shfaqet një flakë, ndërsa është e kuruar deri në detaje  me një make-up perfekt.

A.C/Dosja.al 

Etiketa:

Shto Koment