Aktualitet

Klani KRUJA hap “kutinë e Pandorës”, gjyqtarja Enkelejda Hoxha u filmua këmba-këmbës nga SPAK në takimet me avokatin ‘sekser’, pritet rikthimi në burg i Dokles dhe shkarkimi i Bujar Memisë, përgjimet që ‘fundosën’ mjekun Edvin Prifti (ZHVILLIMET)

  • Meta shigjeton SPAK: S’kemi nevojë për drejtësi me regji
  • “Është tip arnauti ai avukati”/ Përgjime TË REJA nga dosja ‘Kruja’
  • ‘Erdhi SPAK-u, merr në telefon kryesekretaren e Gjykatës’/ Vizita e “Eliorës” tensionoi mjekun Edvin Prifti
  • PROFIL: Si u ‘shformua’ një gjyqtare? U diplomua mes më të mirëve, kush është Enkelejda Hoxha
  • Takimi me avokatin në shtëpi me qira zbuloi ndërmjetësimin për lirimin nga burgu
  • Foto, biseda dhe filmime të pikasura e të ruajtura nga prokurorë e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë bërë që dje, në seancën gjyqësore ku Hoxha do të vuloste lirimin e të dënuarit Saimir Petani, të arrestohej Enekelejda Hoxha, avokati Aldo Tabaku dhe tetë të tjerë.
    Featured image of article: Klani KRUJA hap “kutinë e Pandorës”, gjyqtarja Enkelejda Hoxha u filmua këmba-këmbës nga SPAK në takimet me avokatin ‘sekser’, pritet rikthimi në burg i Dokles dhe shkarkimi i Bujar Memisë, përgjimet që ‘fundosën’ mjekun Edvin Prifti (ZHVILLIMET) Enkelejda Hoxha Aldo Tabaku dhe Endrit Dokle

    TIRANË– Enkelejda Hoxha, gjyqtarja e Krujës që u vu në pranga një ditë më parë, u fundos nga përgjimet dhe filmimet e kapura nga SPAK, për pesë muaj rresht. Foto, biseda dhe filmime të pikasura e të ruajtura nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë bërë që dje, në seancën gjyqësore ku Hoxha do të vuloste lirimin e të dënuarit Saimir Petani, të arrestohej Enekelejda Hoxha, avokati Aldo Tabaku dhe tetë të tjerë.

    Një nga fotot, provë thelbësore që ka fundosur Hoxhën është imazhi i mëposhtëm  që tregon gjyqtaren dhe Tabakun, që takohen në një furrë buke, ku kanë porositur ëmbëlsira dhe shihen mjaft të afërt.

     

     

     

     

    Por përveç kësaj fotoje, SPAK ka të tjera materiale që tregojnë afrimitetin e dyshes që haoën dyert e burgjeve në këmbim të shumave nga 6 deri në 12 mijë euro.

    Dhe “kutia e Pandorës” është hapur. Sot, një ditë pas vënies në pranga të gjyqtares, janë zbuluar dhe emra të tjerë, që janë liruar nga burgu me firmën e Hoxhës. Altin Skëndaj dhe Gentian Nezaj, dy nga të arrestuarit e SPAK në çështjen ku u prangos gjyqtarja Enkelejda Hoxha, janë liruar nga gjyqtarja disa muaj më herët.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Në dosjen hetimore, e publikuar pjesërisht në media rezulton se Altin Skëndaj është dënuar për vrasjen e Kastriot Daqes në vitin 2002 në një ngjarje që ndodhi tek rruga Transballkanike në Vlorë. Ai ishte dënuar nga gjykata e Vlorës me 24 vite burg dhe gjatë vuajtjes së dënimit në burgun e Krujës është njohur me Bledar Petanin, i cili dyshohet se është edhe ndërmjetësi i tij me gjyqtaren Enkelejda Hoxha. Gjyqtarja Enkelejda Hoxha e ka liruar Skëndajn me kush 7 muaj më parë.

    Bashkë me Skëndajn, dje u arrestua edhe Gentjan Nezaj, i shpallur në kërkim për trafik droge në Itali. Ai arriti tek gjyqtarja përmes Isuf Tonuzit, i cili e njohu me Aldo Tabakun. Ndërsa Gentian Nezaj ka mundur të gjejë “mik” për tek gjyqtarja, avokatin Aldo Tabaku. Një sërë bisedash me Isuf Tonuzit dhe Aldo Tabakut i kanë provuar Prokurorisë së Posaçme faktin se disa anëtarë të botës së krimit kishin në plan të liroheshin me ndihmën e gjyqtares Enkelejda Hoxha.

    Ndërkohë që janë zbardhur edhe përgjime në lidhje me kardiokirurgun Edvin Prifti. Ky i fundit, kërkonte para vetëm në monedhën e eurove, duke vënë në “siklet” edhe sekretaren Manuela Mallkuçi, e cila kishte ndërhyrë për të operuar të ëmën pa radhë. Pikat e kontaktit me mjekun për sekretaren, ishte një grua që punonte në QSUT, e njohur si “Gena” dhe infermierja Trëndafile Frangu. 

    Si funksiononte skema në Gjykatën e Krujës?

    Enkelejda Hixha dhe nëntë të arrestuarit e tjerë, kishin krijuar një skemë të mirëfilltë kriminale. Gjithçka niste nga Tasbaku, i cili binte në kontakt me të dënuarit, për shkak të profesionit që kishte, avokat. Avokati Aldo Tabaku përmes marrëdhënies së ‘biznesit’ që kishte krijaur me gjyqtaren Enkelejda Hoxha mundësonte që të dënuarit të përfitonin uljen e dënimit, kundrejt shumave të parave.

    Sekretarja gjyqësore Emanuela Mallkuci ndërhynte në short që çështjet gjyqsore për të cilat ishin paguar, të përfundonin në duart e Hoxhës. Kurse Shkëlqim Korbi, ekspert dhe mjek ligjor paraqiste në gjykatë akte të ekspertimit psikiatriko – ligjor të rremë. 

    E njëjta skemë është përdorur edhe në lirimin e të dënuarve të tjerë, si Endrit Dokle, Genc Tafili, Hekuran Billa, Ilir Paja, etj. Një prej këtyre dosjeve është dërguar për recurs në Gjyaktën e Lartë. Bëhet fjalë për Doklen. Nëse gjendjen shkelje në mënyrën e lirimit të Endrit Dokles, ky i fundit rrezikon të kthehet sërish në masën e arrestit me “burgim të përjetshëm”.

    Nga ana tjetër, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë kërkon shkarkimin e prokurorit Bujar Memia. Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë i është drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë me një shkresë zyrtare ku me argumentin se Memia ka favorizuar lirimin e të dënuarit Hekuran Billa, i cili u vra mbrëmjen e 11 qershorit të vitit të shkuar, kërkon shkarkimin e tij. Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të shqyrtojë kërkesën e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, që ka propozuar shkarkimin nga detyra të prokurorit të Krujës, Bujar Memia më datë 15 shkurt. Për lirimin e Billës, Memia ka bashkëpunuar me Enkelejda Hoxhën, e cila i hai qelinë të dënuarit.

    Në një reagim në rrjetet sociale, vetë Artur Metani, drejtues i ILD, institucioni që hetoi i pari gjyqtaren Hoxha, thotë se tashmë është koha që secili të bëjë llogaritë e tij, duke shigjetuar të tjerë personazhe brenda sistemit të drejtësisë që mund të jenë në shkelje të detyrës, njësoj si Hoxha.

    (f.m;f.g/dosja.al)

    • 20:24

      Shoqërohej kudo nga shoferi SHULLAZI! Dalin FOTOT e tjera, ku shkuan pasi blenë ëmbëlsira? Pamjet nga pallati i Enkelejda Hoxhës dhe Aldo Tabakut

      Gjyqtarja Enkelejda Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku përveç përgjimeve telefonike janë vënë edhe nën vëzhgim ambiental nga ana e prokurorëve të SPAK. Në disa foto të siguruara nga “Panorama”, prokurorja shihet qartë duke hyrë së bashku në një pastiçeri për të blerë ëmbëlsira. Por kur mendohej se takimi mbyllej aty, fotot e tjera tregojnë qartë se dyshja ka kaluar natën bashkë. Gjyqtarja Hoxha shoqërohet gjatë gjithë kohës nga shoferi i saj, Shkëlqim Shullazi.

      Enkelejda Hoxha së bashku me shoferin e saj Shkëlqim SHullazi, duke u futur në pallain kur ndodhet apartamenti ku gjyqtarja dhe Tabaku takohen dhe kalojnë natën së bashku,”-shkruhet në dosjen e Prokurorisë së Posaçme.

    • 16:26

      Pezullimi nga detyra i mjekut Edvin Prifti/ Avokati: Do kërkojmë vendosjen e një mase tjetër nga Gjykata, paratë ishin të ligjshme

      Avokati i mjekut kardiolog të QSUT-së, Edvin Prifti, Henkrik Ligori, ka reaguar pasi klienti i tij është pezulluar nga detyra. Në një prononcim për Oranews, Henkrik Ligori ka thënë se paratë që i janë sekuestrur Priftit, janë të ligjshme duke shtuar se paratë janë siguruar nga një shitje. Ai ka thënë ndër të tjera se një pjesë parave nuk iu gjetën në zyrë por në çantë pasi ai do t’i dërgonte në bankë për të bërë një blerje.

      “Paratë e gjetura janë të ligjshme nga një shitje. Një pjesë e tyre nuk u gjetën në zyrë, por në çantë, të cilat do t’i dërgonte në bankë për të bërë një blerje. Në aktet e dosjes nuk vërtetohet se mjeku ka marrë para, janë vetëm bisedat e kryesekretares me një shoqen e saj.” – ka thënë ai.

    • 19:15

      ‘Ajo ishte krejtësisht nën ndikimin e tij…’/ “Dyshja e frikshme”, pse influencohej gjyqtarja Hoxha nga avokati Aldo Tabaku, kolegët tregojnë ç’kanë parë e dëgjuar…

      Enkelejda Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku

      Gjyqtarja Enkelejda Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku janë dy prej të prangosurve të dosjes “Kruja”, të cilët akuzohen se kanë liruar të dënuar në këmbim të parave. Bazuar në detajet e publikuara deri më tani, dy kokat kryesore të gjithë strumbullarit të krijuar në Gjykatën e Krujës, ishin dyshja Hoxha-Tabaku. Avokati krijonte kontakt të afërt me të pandehurit, pa e ‘përlyer’ gjyqtaren që të takohej ajo vetë me të dënuarit që kërkonin lirinë. Miqësia e tyre ka tërhequr edhe vëmendjen e kolegëve. Sipas tyre, 41-vjeçarja nga Tirana krijoi një raport të ngushtë me avokatin Aldo Tabaku, që ka diferencë moshe me të dhe ka statusin beqar.

      “Nuk mund të spekulojmë nëse Enkeleida ishte në një raport intim- shton një burim i sigurtë- por di të them që ajo ishte krejtësisht nën ndikimin e tij. Shumë të dënuar muajt e fundit përmes familjarëve të tyre besohet se negocionin tek avokati që nga ana e tij ndikonte tek gjyqtarja”-, tregoi një burim për Gazetën Si. Cila ka qenë marrëveshja që ka bërë bashkë dyshen? Përse i besonte aq shumë Hoxha, fjalës së avokatit? Mbetet për t’u zbuluar nga hetimet.

    • 19:03

      ‘Erdhi SPAK-u, merr në telefon kryesekretaren e Gjykatës’/ Vizita e “Eliorës” tensionoi mjekun Edvin Prifti, si u zbulua aferta korruptive, operacioni në zemër i kushtoi shtrenjtë…

      Edvin Prifti

      Besime Mallkuçi vuante nga zemra dhe së fundmi gjendja e saj shëndetësore kishte nisur që të përkeqësohej. Kjo shqetësoi edhe të bijën e saj, sekretaren e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi, e cila e shqetësuar për të ëmën ka ndërhyre tek kardiokirurgu Edvin Prifti për një operacion pa radhë. Që sigurisht do të shpërblehej me para. Mallkuçi ishte shtruar në spital me urgjencë, dhe më pas ishte liruar, duke ngjallur dyshime tek SPAK. Kartela e pacientes mbante emrin dhe firmën e Edvin Priftit. Agjentët kanë kërkuar nga mjeku kartelën e saj mjekësore, duke e vënë në alarm me çfarë po ndodhte. Sapo agjentët janë larguar nga zyra e tij, doktori ka kërkuar infermieren për takim për t’i thënë të flas me Manuelën. Në pak minuta diferencë rezulton se infermierja telefonon kryesekretaren duke i thënë se ka ardhur SPAK, më tej pasi sigurohet se nuk “do dilte gjë”, të dyja diskutojnë lidhur me sa shumë para ka mjeku.

      PJESË NGA BISEDA:

      +690: Po kush ishte prokuror?
      +872: Ishte Eliora.
      +690: E lere atëhere se nuk del ajo nesër, lëre. Jo jo.
      +872: Po pra.
      +690: Jo jo lëre për të hënën
      +872: Për të hënen i bëra unëe.
      +690: Nëntë e tridhjet e pesë?
      +872: Po po po.
      +690: Mire rrofsh o Ele jo se s’del ajo. Më mirë. Rrofsh!
      +872: S’del
      +690: Rrofsh o El, të fala Cao
      +872: Dhe ti.
      +690: Naten.

      PJESË NGA DOSJA E SPAK:

      “Në datën 09.02.2021, ora 10:15. në zbatim të vendimit të Prokurorit, policia gjyqësore ka kqyrur dhe marrë me cilësinë e provës materiale kartelën mjekësorë të shtetases Besnike Mallkuçi. Nga kjo kartelë rezulton se shtetësja Besnike Mallkuçi është shtruar në spital në datën 06.07.2020, ora 09:20. me shënimin “urgjent” dhe ka dalë nga spitali në datën 15.07.2020. Gjithashtu, referuar kartelës mjekësore rezulton se mjeku përgjegjës për këtë paciente ka qenë pikërisht doktori kardiokirug Edvin Prifti. Gjatë kohës që Policia Gjyqësore po kqyrte dhe merrte kartelën mjekësore të shtetases Manuela Mallkuçi, i hetuari Edvin Prifti telefonon shtetasen Trëndafile Frangu (File) dhe i Erkon Files që të shkojë t’a takoje (biseda realizohet në datën 09.02.2021, ora 10:25). Ndërkohë që në datën 09.02.2021, ora 10:23 Emanuela Mallkuçi, ka biseduar me nënën e saj ku ndër të tjera i thotë se e kishte marrë Filja në telefon, e cila i ka treguar kishte shkuar SPAK-u he po verifikon Edvinin dhe ka kërkuar dosjen e mamasë tënde. Në këtë bisedë, Manuela ulet shumë e shqetësuar dhe duket se bien dakort që të mos thonë asnjë gjë në lidhje me dhënien e parave në orën 10:57, të datës 09.02.2021, doktori Edvin Prifti telefon i shqetësuar Filen (Trëndafile rangu) dhe i kërkon që të shkojë t’a takojë sërish në zyrë. Në orën 11:22, të datës 09.02.2021, Trëndafile Frangu të cilës, ndër të tjera i shpjegon se e kishte kërkuar Edvini dhe e kishte pyetur për një kartelë të marrë sot. Në këtë bisede dy bashkëbisedueset flasin se doktori ka shumë para etj, etj”, thuhet në dosjen e siguruar nga Report Tv.
    • 18:58

      ‘Motra ime meri me vete ato nesër, t’i kopsisim…’/ Si ndërhyri sekretarja e Gjykatës së Krujës për operimin e së ëmës: Do 2 mijë euro, shkojmë ia japim direkt Edvinit. “Gena” e spitalit bënte ‘telefonin e prishur’

      Detaje të reja janë publikuar nga dosja e arrestimeve të Krujës, ku i përfshirë rezultoi edhe mjeku Edvin Prifti. Sekretarja Manuela Mallkuçi është përfshirë në një skemë korruptive për të përshpejtuar operacionin e së ëmës pasi ka ndërhyrë nëpërmjet një infermiereje për të dhënë ryshfet. Infermierja e identifikuar si “Gena”, kërkon 2 mijë euro, para që do të përfundojnë në duar të mjekut pas operacionit.

      PJESË NGA PËRGJIMET

      PJESA 1

      Kontakti në spital ”Gena”: Do pysim tak e tak, masanej nëpër spital nji jav e di vet ti mo me pes mij leksha unë dhet mij leksha, me gjona tjera ti e di vet
      Manuela Mallkuçi: Po po po, po sido që t’jet do flasim bashkë
      Kontakti në spital: Ne motra ime mëri me vete ato nesër që t’ kopsisim ket, t’ja fusim ktij n’zarf, se me Fadilin, j’e kam fut motra jote përpara kohe se
      Emanuela Mallkuçi: Po mir pra sa duhen? Sa t’i jap?
      Kontakti në spital: Unë i kam fut dy
      Emanuela Mallkuçi: Dy okej, okej shpirt, mir, mir
      Kontakti në spital:Dy mij, a e kupton Genën
      Emanuela Mallkuçi: Dy milion, po
      Kontakti në spital:Un po t’them i këna dhon dy mij euro ne
      Emanuela Mallkuçi: S’i kam euro un i kam lekët tona
      Kontakti në spital:Ne kshu, t’a pys po qe i her atë, po nejse, nesër ti mëri me vete ato, nji pesqinçe ja japim ksajt, t’tjerat masanaj si t’shkoj spitali
      Emanuela Mallkuçi: Po pra, m’thuj njiher sa t’i japim ktijt ktu
      Kontakti në spital: S’ke pse me fut mo, a e kupto, ne i vum di mij euro atoj që ja futëm n’zar, kjo thot si kam euro thot Ela i kam dy miljon
      Emanuela Mallkuçi: Po jo mir po u boj euro po hë
      Kontakti në spital:A ti boj euro me mir, se ai e ka n dor, oo doktor i mir, am mir boj a mtore
      Emanuela Mallkuçi: Mor po i boj euro, mir
      Kontakti në spital: Aman se kry pun
      Emanuela Mallkuçi: Po po, mir po i boj euro, mir
      Kontakti në spital:N’gjo motrën tate, futi n’zarfe krejt, do t’hyjm të dyja, t’shoqëroj motra jote, ja ke e ke, folim të dyja mrena, nuk do shum, futna dy veta të dyja bashk
      Emanuela Mallkuçi: Po po
      Kontakti në spital:Po vetëm boj, rregulloi
      Emanuela Mallkuçi: Po po mir
      Kontakti në spital: Dhe sipas qefit tat i japim dhe ksaj grus që n’a boni gjith kët ner
      Emanuela Mallkuçi: Po po
      Kontakti në spital: Dihet masanej o motër, nëpër spitale nja nji jav, ke për t’u mor vet, boj pes mi she, dhet mi she
      Emanuela Mallkuçi: Po po mir sidoqë t’jet, flasim kur t’vi puna atje po hë
      Kontakti në spital: Amon nja dy mij e pesqin u her ktyne t’dyve kryesorve
      Emanuela Mallkuçi: Po po s’diskutohet, nuk diskutohet
      Kontakti në spital: Nuk e di se sa t’kan thon o motra ime anej, po
      Emanuela Mallkuçi: Jo jo jo as e diskutoj, nuk e diskutoj
      Kontakti në spital: Maro npun
      Emanuela Mallkuçi: O Gena do t’flasim kur t’jena bashk, mir se jam ke puna
      Kontakti në spital: Mir zemra ime m’boj telefon nesër mgjes
      Emanuela Mallkuçi: Mir, mir gje flasim
      Kontakti në spital: Rregulloi
      Emanuela Mallkuçi: Se flasim ne masdite, mira a do jesh masdite ti n’shpi?
      Kontakti në spital:Po patjetër, po n’shpi moj motër, hajde mos të bezdis, vetëm mëri rekomandime çdo gjë.
      Emanuela Mallkuçi: Se jam n’pun, mir zemra ime, mir shpirt, hajt, po po ça kam me vete do t’i mar të gjitha

      PJESA 2

      Emanuela Mallkuçi: Ej ,m’ka thon nesër me e shtru
      Përdoruesi i paidentifikuar: Nesër ë?
      Emanuela Mallkuçi: Po, do t’shkoj me Genën, do ‘ti fusim lekt nën dor
      Përdoruesi i paidentifikuar: Po mir
      Emanuela Makuçi: Kupto, ee nji mij euro gjejm, po se dy mij euro do ai me ja dhon direkt, tha Gena, do t’ja fusim bashk, t’ja japim n’dor atij Ervinit ose (Edvinit), se do t’shkojm direkt ke doktori
      Përdoruesi i paidentifikuar: Po po po
      Emanuela Makuçi: Po dy dy nji mij euro m than që ti bijm m’tha Ilir Kurti tashi
      Përdoruesi i paidentifikuar: Po ku t’i marim nji mij euro tjera, kujt t’i bim n’qaf
      Emanuela Mallkuçi: Me i thon Sabait ai
      Përdoruesi i paidentifikuar: Kujt Saba?
      Emanuela Mallkuçi: Sabait halls, he se i këna dhe ato thuj, borxh ktu, ktu thuj, amo si them gjo moms un, hajde thuj vet
      Përdoruesi i paidentifikuar: Mos i thuj njiher mos i thuj, kur ‘tvi un mos i thuj, mir
      Emanuela Mallkuçi: Po, mir, pra mir.

    • 18:54

      PËRGJIMET/ “Më duhen 1000 euro, ashtu i do doktori”/ Sekretarja mori borxh për të paguar Edvin Priftin, mjeku kishte monedhën e tij të preferuar…

      Edvin Prifti

      Edvin Prifti, kardiokirurgu i QSUT-së është prangosur ditën e djeshme, pasi emri i tij doli në përgjimet e SPAK gjatë hetimit të dosjes “Kruja”. Gjatë kontrollit në banesën e tij, Priftit iu gjetën 250 mijë euro dhe 160 mln lekë të gjetura në shtëpi dhe zyrë, të cilat dyshohen se janë përfituar me anë të korrupsionit. Manuela Mallkuçi, sekretare në Gjykatën e Krujës, donte të përshpejtonte operacionin e zemrës të nënës së saj, Besnikes, të cilin do ta arrinte me 7 mijë euro ryshfet për mjekun Edvin Prifti. Në bisedën e siguruar nga Balkanweb, nënë e bijë flasin me detaje për informacionin, ku bie në sy fakti që mjeku i donte paratë të konvertuara në euro.

      PJESË NGA BISEDA:

      Besnikja: Alo!
      Manuela: Alo…he maa ca bëre ti?
      Besnikja: Hiç..si ia kalove??
      Manuela: Mbarova punë unë për atë që shkova, i mora të gjitha
      Besnikja: Ku shkove?
      Manuela: Tek Genti, tek Berti….i mbarova, i gjeta.
      Besnikja: Pse të dha edhe Berti?
      Manuela: Po
      Besnikja: S’pate hic me manovru në vend tjetër ti mam?
      Manuela:Po jo, ku kam me shku më mirë se këto unë
      Besnikja: Jo, jo mos të ngjoj kush, mirë te kto po ti sikur një e gjysëm i ke pas vetë, dhe një të miat, dy e gjysëm.
      Manuela: Mirë pra mirë, i mora euro, ato janë lekët tona që do manovrojmë për anej po euro që i donte doktorri a kupto.
      Besnikja: Pse euro i donte ky?
      Manuela: Po i do euro doktori…
      Besnikja: Jam t’u të pyet
      Manuela: Mos pyet hic, hajd se jam te puna…

    • 16:56

      “Është tip arnauti ai avukati”/ Përgjime TË REJA nga dosja ‘Kruja’, biseda e Gazmir Nezajt me mjekun e arrestuar: Jam miku i…

      Enkelejda Hoxha dhe Aldo Tabaku

      Përgjime të reja kanë dalë në “dritë” nga dosja e Krujës, ku mes të prangosurve ishte dhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku. Abc ka zbardhur përgjime mes bisedave të realizuara nga Gazmir Nezaj me eksperti psikiatriko – ligjor, po ashtu i prangosur, Shkëlqim Korbi dhe me sekserin Isuf Tanuzin. Fillimisht Nezaj i prazantohet si mik i “Dash Umurit” dhe i kërkonte një takim pas godinës së spitalit për të diskutuar personalisht me të.

      PJESË NGA BISEDA: 

      Nezaj: Më fal për shqetësimin jam miku i ….

      Korbi: I kujt?

      Nezaj: Dash Umurit.

      Korbi: Po

      Nezaj: Dashi më dha këtë numër dhe erdha me të takuar jam tek zyra, por qenka e mbyllur

      Korbi: Nuk e kemi zyrën aty

      Nezaj Desha të të takoj

      Korbi: Hajde pas spitalit.

      Pas komunikimit me mjekun psikiatër, Nezaj e zhvillon bisedën me Isuf Tanuzin që njihej si sekser duke lënë një takim me të.

      PJESË NGA BISEDA: 

      Nezaj: ne rregull, t’honën më kanë thënë se e ka gjyqin se ça mi ngatërron ca budalliqe ky thuaj atij prokurorit ta marrë ky prokuror, do tip arnauti ky, ky avukati a kupto.

      Tanuzi: Ditën e hënë e ka…

      Nezaj: Unë sdi ca me i thon a ke kupton, unë s’kam pse me shku atje, se unë shoku at bastard nuk e di se ca ka ngatërru fare, unë shkova e takova atë doktorin edhe ai m’tha vetë tha ti japim atij avokatit drejtim sa më shpejt, që tmarojm punë shpejt e shpejt se piva kafe me të dje.

      Tanuzi: Me kë?

      Nezaj: Me atë doktorin që ka ardh ktu a më kupto?

      Tanuzi: aa mire

      Nezaj: Aj mtha vetë tha, thuaj ti japin drejtim sa më shpejt a ke kupto?

      Tanuzi: Po mirë mo n’daç, nesër osht e hon.

      Nezaj: Jo jo, masnesër

      Tanuzi :Pasnesër e lëmë e takojmë të honën në mjes, shkojmë herët atje n’Kruj, shofim

      Nezaj: Po po, kur të duash ti, se t’i thom unë jepi drejtim, se unë me doktorin fola a ke kupto e gjithçka n’rregull vetëm me i dhon drejtim sa më shpejt ky a ke kupto, tha vet tha t’marojm pun mrena ktij muaji tha thuj atija tha ti japim drejtim shpejt e shpejt.

    • 15:02

      Çfarë ndodhte brenda Gjykatës së Krujës/ ‘Nesër i shkon gjyqtares n’dor, e kam regjistru’! Dalin përgjimet mes sekretares dhe vëllait të të dënuarit Gentjan Nezaj

      Kanë dalë në dritë përgjimet nga skandali i gjyqtares Enkelejda Hoxha dhe bashkëpuntorëve të saj të cilët lironin kriminelët nga burgu. Përgjimet janë siguruar nga gazetarja Klodiana Lala dhe të zbardhura nga “BalkanWeb”.Një bisedë e 1 korrikut të vitit të kaluar mes sekretares Mallkuçi dhe vëllait të të dënuarit Gentjan Nezaj, Gazmir Nezaj, të cilit pasi i tregon se ka dërguar të ëmën në spital, e siguron se një ditë më pas do i shkojë në dorë kërkesa asaj (gjyqtares). Me qëllim që çështja t’i kalonte gjyqtares Hoxha, shtetasi Gazmir Nezaj kontakton sërish krye sekretaren e gjykatës, shtetasen Manuela Mallkuçi. Në datë 01.07.2020 ora 11:14, shtetasi Gazmir Nezaj, komunikon me përdoruesen e numrit telefonik celular 06*****872, shtetasen Manuela Mallkuçi dhe nga përgjimi është përftuar kjo bisedë.

      BISEDA:

      +141:…Hiç, je n’pun apo n’shpi?

      +872: Jo, jo, jam pak ke spitali, për mamin.

      +141: Eeee?

      +872: Ke spitali jam.

      +141: E po pse?

      +872: Kam sjell mamin, kam sjell pak mamin.

      +141: E po si e ke?

      +872: Po kshu më mirë e kam më mir, t’shofim tashi se do ta fus për koronarën.

      +141: Ee.

      +872: T’shofim çar do m’dali.

      +141: E, hajde se për gjithçka po t’mar prap n’telefon.

      +872: Faleminderit po dgjo tani dgjo, meqë më more.

      +141: Hë, hë.

      +872: Ajo nesër i shkon asaj n’dor, ajo kërkesa…”

      Kjo bisedë është shumë e rëndësishme pasi shtetasja Manuela Mallkuçi e siguron Gazmirin se kërkesa do t’i shkonte asaj në dorë, gjyqtares Enkeleida Hoxha. Shumë domethënëse është se kjo bisedë zhvillohet ditën në të cilën është regjistruar kërkesa e Gentian Nezajt në sekretari.

      Në datë 02.07.2020, ora 08:49, përdoruesi i numrit telefonik celular 06*****04, që i përket shtetasit Aldo Tabaku, komunikon me përdoruesen e numrit telefonik celular 06*****104 që i përket shtetases Rukije Dervishi (sekretarja e gjyqtares Enkeleida Hoxha) me mesazh: sms text: “Në orën 9 ke danaj rryc”

      Në datë 02.07.2020, 09:55, Gazmir Nezaj, komunikon me shtetasen Manuela Mallkuçi, ku përftohet ky komunikim:

      BISEDA:

      +141: Si, si?

      +872: Kërkesë Gentjanit?

      +141: Po.

      +872: Nesër i shkon gjyqtares n’dor, e kam rregjistru…

      +141: E ke rregjistru? I shkon nesër gjyqtares?

      +872: Po, po po..

      +141: I bi ktij? T’njëjtit?

      +872: Po…, po po..

      +141: Okej, okej…

      +872: Prandaj pa merak…

    • 13:20

      Klani KRUJA/ ILD-ja: Prokurori Bujar Memia të shkarkohet, ndihmoi në lirimin e Hekuran Billës, gjetëm shkelje në 33 vendime të tjera

      Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, ka publikuar njoftimit zyrtar për kërkesën që ka bërë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për shkarkimin e prokurorit Bujar Memia, më 31 janar të këtij viti. Një ditë pas operacionit të finalizuar nga SPAK, ku ra në pranga gjyqtarja Enkelejda Hoxha, avokati Aldo Tabaku dhe tetë persona të tjerë, ILD-ja ka nxjerrë njoftimit zyrtar me pikat për të cilat kërkon shkarkimint e Memisë. Në njoftim thuhet se ILD ka gjetur me shkelje prokurorin Bujar Memia, jo vetëm për lirimin e Hekuran Billës, i cili u vra mbrëmjen e 11 qershorit, vitin e shkuar, por edhe në 33 vendime të tjera që ka dhënë.

      Njoftimi i plotë:

      Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka vendosur më datë 15.06.2020 verifikimin e fakteve të bëra publike nga media elektronike dhe ajo e shkruar gjatë transmetimit të lajmit për vrasjen në datën 11.06.2020 të shtetasit Hekuran Billa, mbi gjendjen gjyqësore të këtij shtetasi me burgim të përjetshëm nga ana e autoriteteve gjyqësore të huaja, si dhe njohja e këtyre vendimeve nga ana e autoriteve gjyqësore shqiptare.  Pas verifikimit të të dhënave shtesë të administruara nga Gjykata Rrethit Gjyqësor Krujë apo gjykatave të tjera lidhur me proceset gjyqësore të zhvilluara për rastet e paraqitura në media,  më datë 16.07.2020, Inspektori i Lartë të Drejtësisë ka urdhëruar fillimin e hetimit disiplinor me iniciativë për magjistratin Bujar Memia, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për shkelje të rënda profesionale që diskretitojnë pozitën dhe figurën e prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës.

      Në raport me faktet e provuara gjatë hetimit hetimi disiplinor dhe pas një vlerësimi të hollësishëm të çdo prove veçmas dhe të gjitha provave së bashku, konstatohet se nga ana e magjistratit subjekt hetimi disiplinor Bujar Memia janë ndërmarrë veprime/mosveprime të cilat kanë të bëjnë me:

      –    Mospërmbushje të pajustifikuar të funksioneve gjatë dhe pas gjykimit.

      –    Mospërmbushje e pajustifikuar e funksioneve gjatë gjykimit dhe mosveprime e sjellje të magjistratit, që kanë sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor në kundërshtim me ligjin.

      –    Mospërmbushje e pajustifikuar e funksioneve gjatë gjykimit, mosveprime e sjellje të magjistratit, që kanë sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor.

      –    Mosrespektim i rëndë dhe i vazhduar i legjislacionit material dhe procedural penal.

      Nga shqyrtimi i dosjeve e akteve gjyqësore dhe vendimeve të administruara nga ILD si dhe 9 vendimeve  gjyqësore me objekt “Njohje e ditëve të paraburgimit për të dënuarit jashtë shtetit” dhe 25 vendime me objekt “Përfitim amnistie” sipas Ligjit nr.141/2016 “Për dhënie amnistie” me përfaqësues të prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë magjistratin Bujar Memia, duke marrë parasysh shkallën e pakujdesisë (fajësisë); shpeshtësinë e kryerjes së veprimit ose mosveprimit apo sjelljes; përvojën dhe pozicionin e magjistratit në sistem; dëmtimin, mundësinë e shkaktimit të dëmtimit ose shkallën e pasojave që kanë ardhur ose mund të vijnë nga veprimi apo mosveprimi; si dhe çdo situatë që është jashtë kontrollit të magjistratit dhe që mund të lidhet me mosfunksionimin e sistemit gjyqësor ose të prokurorisë, konstatohet se:

      –    Ushtrimi i pa rregullt i detyrës nga ana e magjistratit ka sjellë pasoja për dhënien e drejtësisë, cenimin  e prestigjit jo vetëm të gjykatës dhe humbjen e besimit ndaj tij, por dhe të prokurorisë, si përfaqësuese e interesit publik në gjykim, duke cenuar besimin e publikut te drejtësia. Referuar “teorisë së dukjes”, drejtësia jo vetëm duhet të bëhet por edhe duhet të shihet. Në këtë kuptim, veprimet e kryera nga një prokuror si përfaqësues i organit të akuzës i vetë shtetit në përmbushje të detyrës së tij marrin rëndësi edhe në raport me çfarë shoqëria mendon.

      –     Zhvillimi i procedurave me objekt “Lirim me kusht” nga ana e gjykatës si dhe mungesa e ankimimeve të këtyre vendimeve është shoqëruar me një pasqyrim të gjerë mediatik, duke risjellë veprat penale të personazheve në fjalë. Mediat përmes raportimeve, analizave apo emisioneve të posacme kanë ndjekur me vëmendje ecurinë e veprimeve me lirimet e tyre.  Rrjedhimisht, sjellja konkrete jo vetëm e gjykatës, por dhe pasiviteti dhe mosveprimi i prokurorit për të kontrolluar ligjshmërinë e kësaj vendimarrje ndikoi në uljen e besimit publik tek sistemi gjyqësor, dhe nxiti hakmarrjen ndaj të dënuarit. Është fakt i njohur tashmë, ekzekutimi i të dënuarit H.B më datë 11.06.2020.

      –    Sjellja e papërshtatshme e magjistratit subjekt hetimi disiplinor nuk është shtrirë vetëm tek magjistrati subjekt i hetimit disiplinor por ka krijuar terren për sjellje të papërshtatshme edhe në rastet të tjera të ngjashme. Standardet e gabuara të qëndrimeve pasive të prokurorit ndaj vendimeve gjyqësore  të kësaj natyre të Gjykatës së Rrethit Krujë, mund të aplikohen edhe nga magjistratë të tjerë, si dhe njëkohësisht mund të shërbejë si praktikë për edhe shumë të dënuar të tjerë me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore të pretendojnë në kundërshtim me parashikimet e legjislacionit penal në fuqi për lirimin para kohe të tyre me kusht, përfitim amnistie, llogaritje kohe paraburgimi gjatë periudhës së qenies të dënuar, apo aplikimet alternative të dënimit pa marrë provat thelbësore në proces. 

      Për pasojë Inspektori i Lartë i Drejtësisë i propozon Këshillit të Lartë të Prokurorisë masën disiplinore “Shkarkim nga detyra” për magjistratin Bujar Memia, të parashikuar nga neni 111 i Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të  ndryshuar, për shkeljet disiplinore të parashikuara nga neni 148/d pika 2, shkronja “a” e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nga neni 102, pika 1 shkronjat “ç”, “dh” dhe neni 102, pika 2, shkronja “a” të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të  ndryshuar.

    • 12:36

      Arrestimi i Enkelejda Hoxhës, reagon Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, Metani: Koha që secili të bëjë llogaritë e veta!

      Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka përshëndetur aksionin e SPAK ku u arrestua gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha bashkë me 9 persona të tjerë, të akuzuar për një skemë korrupsioni në drejtësi për lirimin e një të dënuari për vrasje. Në një reagim në rrjetet sociale, Metani, drejtues i ILD, institucioni që hetoi i pari gjyqtaren Hoxha, thotë se tashmë është koha që secili të bëjë llogaritë e tij, duke shigjetuar të tjerë personazhe brenda sistemit të drejtësisë që mund të jenë në shkelje të detyrës, njësoj si Hoxha.

    • 12:31

      Gjyqtarja e “traut” në drejtësi liroi me kusht edhe të dënuarin për vrasje, tentoi të shpëtonte edhe të kërkuarin për trafik droge, kush janë Altin Skëndaj dhe Gentian Nezaj

      Altin Skëndaj dhe Gentian Nezaj, dy nga të arrestuarit e SPAK në çështjen ku u prangos gjyqtarja Enkelejda Hoxha, janë liruar nga gjyqtarja disa muaj më herët. Në dosjen hetimore, e publikuar pjesërisht në media rezulton se Altin Skëndaj është dënuar për vrasjen e Kastriot Daqes në vitin 2002 në një ngjarje që ndodhi tek rruga Transballkanike në Vlorë. Ai ishte dënuar nga gjykata e Vlorës me 24 vite burg dhe gjatë vuajtjes së dënimit në burgun e Krujës është njohur me Bledar Petanin, i cili dyshohet se është edhe ndërmjetësi i tij me gjyqtaren Enkelejda Hoxha. Gjyqtarja Enkelejda Hoxha e ka liruar Skëndajn me kush 7 muaj më parë.

      Bashkë me Skëndajn, dje u arrestua edhe Gentjan Nezaj, i shpallur në kërkim për trafik droge në Itali. Ai arriti tek gjyqtarja përmes Isuf Tonuzit, i cili e njohu me Aldo Tabakun. Ndërsa Gentian Nezaj ka mundur të gjejë “mik” për tek gjyqtarja, avokatin Aldo Tabaku. Një sërë bisedash me Isuf Tonuzit dhe Aldo Tabakut i kanë provuar Prokurorisë së Posaçme faktin se disa anëtarë të botës së krimit kishin në plan të liroheshin me ndihmën e gjyqtares Enkelejda Hoxha.

    • 12:17

      FOTOJA/ Enkelejda Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku takoheshin në një furrë buke

      Gjyqtarja e arrestuar Enkelejda Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku takoheshin në një furrë buke. Fotoja e publikuar nga Dosja.al, tregon Hoxhën dhe Tabakun, të cilët janë takuar në një furrë buke. Rusta shkruan më tej se Hoxha dhe Tabaku, në këtë foto të publikuar janë duke porositur ëmbëlsira dhe shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin.

    • 11:15

      U lirua nga Enkelejda Hoxha, Endrit Dokle rrezikon burgimin e përjetshëm, dosja e tij dërgohet për shqyrtim

      Endrit Dokle rrezikon të kthehet në burg. Këtë e ka bërë të ditur gazetari i ‘Fax News’ Elvis Myrta teksa ishte i pranishëm në studion e lajmeve.

      Ai tha se rasti i parë që pritet të shqyrtohet është ai i anëtarit të bandës së Durrësit Endrit Dokle, i dënuar më burgim të përjetshëm dhe i liruar nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha e cila u ndalua një ditë më parë nga SPAK. Sipas gazetarit, çështja e Dokles është dërguar për rekurs në Gjykatën e Lartë, dhe nëse konstatohen shkelje në procesin ndaj tij, ai do rikthehet sërish nën masën e burgimit të përjetshëm.

      Do të ketë një mbledhje të KLGJ-së, dhe me shumë mundësi një pjesë e dosjeve që Hoxha ka pasur në shqyrtim mund të rikthehen për gjykim. Prokuroria thotë që ka prova të mjaftueshme për implikimin e personave të arrestuar.Mbetet për tu parë nëse personat në fjalë do të rikthehen në burg, në rastin konkret Prokuroria kërkoi që Indrit Dokle të kthehej në burg, dhe është bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.I mbetet kësaj gjykate që tashnë të vendosë nëse Dokle do të kthehet në burg, përmes një procedure të përshpejtuar. Dokle është i dënuar me burg të përjetshëm, dhe ai do të duhej të kthehej në burg në një vendim të Gjykatës së Lartë”, u shpreh Myrta.

    Shto Koment