Aktualitet

Klandestinët në portin e Durrësit, shpresa e tyre për një vend nga anijet që shkon në Itali (VD)

Khaled, hidraulik në profesion, nuk ka tentuar ende të futet në port. Ai ka mbërritur nga Algjeria në Shqipëri përmes Greqisë një javë më parë.
Featured image of article: Klandestinët në portin e Durrësit, shpresa e tyre për një vend nga anijet që shkon në Itali (VD) Emigrantët në Durrës

TDURRËS– Muhamed dhe Khaled janë dy të rinj që kanë mbërritur në Shqipëri nga vende të ndryshme të Lindjes së Mesme. Dëshira për t’i shpëtuar skamjes, konfliktit të armatosur dhe ëndrra për Evropën i bashkoi në Durrës, bashkë me shumë të tjerë, në përpjekje për të kapërcyer Adriatikun.

 “Unë jam nga Siria. Erdha 3-4 muaj më parë me shpresën që të shkoja nga porti në Itali, po nuk munda. Tani do të provoj nga Mali i Zi. Ka shumë persona këtu nga Siria, Maroku, Algjeria, Egjipti. Ne kemi luftë në vendin tonë. S’kemi punë atje. Para. Asgjë. Erdhëm përmes Turqisë në Greqi duke ecur në këmbë. Kam ecur 25 ditë për të mbërritur këtu, po lëviznim vetëm natën pasi ruheshim nga policia që mund të na kthente sërish në Turqi.”

Përvoja shqiptare ka qenë mëse e hidhur për disa nga refugjatët në Durrës.

 “Dy humbën jetën këtu. Njëri kishte 3 vjet në Shqipëri dhe s’mundi të shkojë në Evropë. Ai ishte nga Maroku dhe pinte alkol, drogë, lloje të ndryshme. Ai u hodh nga ndërtesa atje (ish-hotel Vollga). Tjetri u mbyt në det sepse donte të notonte drejt tragetit, por nuk dinte not.”

Muhamedi, që përvecc anglishtes flet dhe frengjisht e pak italisht, ka mbaruar bachelor në inxhinieri. Ai tregon rrugën që bëjnë refugjatët për të mbërritur në vendin tonë të cilin e përdorin si trampolinë për të shkuar në vendet e BE-së.

     “Gati 30 % e atyre që vijnë këtu arrijnë të ikin nga këtu në Itali. E sheh atë ndërtesën e lartë. Ata kontrollojnë nga aty të gjithë portin dhe kur forcat e sigurisë nuk janë aty ata sinjalizojnë të tjerët që kapërcejnë rrethimin duke u futur në kamiona. Nëse forcat e sigurisë nuk të shohin shkon në Itali.”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Kam tentuar shumë herë, po pa sukses. Më kanë kapur dhe më kanë larguar nga këtu po jam kthyer.”

“Kemi gjetur njerëz për të na ndihmuar të na ccojnë në Itali, po duan shumë para. 2 mijë euro dhe unë nuk kam aq para. Do të provoj të shkoj në këmbë nga Mali i Zi, Bosnja, Kroacia, Sllovenia dhe në Itali.”

Khaled, hidraulik në profesion, nuk ka tentuar ende të futet në port. Ai ka mbërritur nga Algjeria në Shqipëri përmes Greqisë një javë më parë.

 “Ishim në kampin e Tiranës, po atje ka shumë njerëz si ne nga Maroku, Algjeria dhe na vjedhin telefonat. Marrin drogë. Kjo ishte arsyeja pse ikëm. Drogën ua shesin shqiptarët. Shqipëria është vendi i marihuanës.”

Të dy tregojnë se shqiptarët janë shumë dashamirës. I ndihmojnë shumë me ushqim dhe veshje. Disa i kanë ndihmuar dhe me strehë, po ka mes tyre dhe nga ata që për të mbijetuar vjedhin duke dëmtuar imazhin e refugjatëve të tjerë. Ata thonë se do ta provojnë fatin nga Shkodra për në Mal të Zi.

(Marrë nga Top Channel)

Shto Koment