Bota

“Kjo heroinë i mbrojti foshnjat”, Fotoja që po bën xhiron e botës, e rrethuar nga dhjetëra viktima, infermierja shpëton tre të porsalindur pas shpërthimit në Liban

FOTO
Kjo foto është shkrepur nga fotografi Bilal Jawich duke ruajtuar këtë moment kaq unik ku infermierja kujdeset për tre foshnje në një spital të dëmtuar pas shpërthimit në Beirut, (Liban, 4 gusht 2020.)
Featured image of article: “Kjo heroinë i mbrojti foshnjat”, Fotoja që po bën xhiron e botës, e rrethuar nga dhjetëra viktima, infermierja shpëton tre të porsalindur pas shpërthimit në Liban Infermierja ne Liban me tre foshnjat ne duar.

LIBAN– Pasojat e shpërthimit të fuqishëm në  Liban janë të mëdha. Ku deri më tani numërohen 100 viktima dhe më shumë se 4 mijë të plagosur.  Ndërsa Bejruni, kryeqyteti  libanez vendi ku ndodhi edhe shpërthimi është shkatërruar pothuajse i gjithi.

Ndërkohë në media janë publikuar shumë foto  dhe video ku duket gjithçka ka mbetur pas shpërthimit të fuqishëm.

Së fundmi në një foto që ka bërë xhiron e botës, shihet një infermiere në një spital në Bejrutit teksa mban në duar tre foshnje pas shpërthimit.

Kjo foto është shkrepur nga fotografi Bilal Jawich duke ruajtuar këtë moment kaq unik ku infermierja kujdeset për tre foshnje në një spital të dëmtuar pas shpërthimit në Beirut, (Liban, 4 gusht 2020.)

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 “Pas 16 vitesh si fotograf për mediat dhe shumë luftëra… Unë mund të them vetëm se nuk kam parë asgjë të ngjashme me të sotmen, sidomos para spitalit “Al Roum” … Kjo heroinë i mbrojti foshnjat brenda spitalit pavarësisht mungesës së komunikimit. Kjo heroinë, me tre të porsalindur në krahë, e rrethuar nga dhjetëra trupa të pajetë dhe të plagosur.”- ka shkruar autori i fotografisë së publikuar në rrjetin social  Facebook.

Bejruti është kthyer në një qytet fantazmë, pasi ditën e djeshme në kryeqytetin Libanez, ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Shkak i kësaj katastrofe është bërë shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite. Deri më tani raportohet për 100 viktima dhe mbi 4 mijë të plagosur. Ndërkohë nën rrënoja ndodhen edhe shumë persona të tjerë.  Presidenti i Libanit, Michel Aoun ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Burimi: TheGuardian 

A.C/Dosja.al

Shto Koment