LIVE UPDATES
Aktualitet

“Kjo është tronditëse”/ Kusari: Antishpifja, shkelje e standardeve që garantojnë lirinë e medieve

16 Dhjetor 2019, 20:04 Nga DOSJA
“Kjo është tronditëse”/ Kusari: Antishpifja, shkelje

PRISHTINË- Flutura Kusari, këshilltare ligjore e Qendrës Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias, i tha Zërit të Amerikës se paketa “antishpifje” synon të fuqizojë dy mekanizma rregullatorë (AMA dhe AKEP) që ato të ndërmarrin sanksione kundër mediave online dhe të mund t’i mbyllin ato pa urdhër gjyqësor.

Në një intervistë nga Prishtina, ajo i tha gazetarit Ilir Ikonomi se qëllimi i qeverisë është që mediat online të rregullohen nga shteti dhe jo të vetërregullohen, siç e kërkojnë standardet ndërkombëtare.

Zonja Kusari e quajti paketën “shkelje e të gjitha standardeve që garantojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave”. Në këtë mënyrë, tha ajo, AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive) do të jetë enti që do të vendosë se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të raportohet nga gazetarët.

“Kjo është tronditëse. Është e paqartë se çfarë do të ndodhë me mediat nëse kjo paketë ‘antishprehje’ miratohet”,  tha zonja Kusari.

Kryeministri Edi Rama shkruante të hënën në Twitter:“Projekt-ligji është konsultuar e përpunuar prej një viti, nen për nen e pikë për pikë me OSBE dhe do të hyjë në seancë pa asnjë cen në aspektin e standarteve të lirisë për t’u shprehur e të së drejtës për t’u informuar pa kufizim, po edhe të mundësisë për t’u mbrojtur nga shpifjet.”

Kusari tha se pohimi i zotit Rama nuk është i vërtetë.

“Ai përpiqet të japë përshtypjen se ka miratimin e OSBE-së dhe kjo nuk është e vërtetë, sepse zoti Harlem Désir (Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias) sapo ka publikuar opinionin e tij ligjor, me të cilin i kërkon zotit Rama që të përmirësojë draft-ligjet para se t’i miratojë. Pra, duhet të jetë e qartë se zoti Rama nuk e ka absolutisht miratimin e komunitetit ndërkombëtar,” u shpreh Kusari.

E pyetur për çështjen e përdorimit të shpifjes në media, zonja Kusari tha se “ai vetë (kryeministri) është një ndër personat fajtorë, sepse është duke kontrolluar televizionet dhe duke determinuar se si të raportohet… Në Shqipëri më shumë ka nevojë për një ligj që të mbrojë gazetarët nga fushatat denigruese dhe shpifëse të orkestruara nga zyra e Kryeministrit Edi Rama, se sa për ligje për të mbrojtur kryeministrin. Në Shqipëri, ka bazë të mjaftueshme ligjore për të ndjekur gazetarët nëse ata bëjnë shpifje,” tha zonja Kusari.

Ajo tha se: “Kryeministri kontrollon një numër të madh televizionesh. Ajo që i ka shpëtuar kthetrave të tij janë mediat online. Puna e mediave online po e pengon televizionin e tij ERTV.”

Zonja Kusari mendon se qeveria do ta ketë të vështirë t’i kontrollojë mediat, edhe nëse projektligjet kalojnë, “sepse nuk ka autoritet në botë që ka burime të mjaftueshme për të kontrolluar të gjitha informacionet që qarkullojnë online.”

E pyetur konkretisht për televizionin online ERTV, ajo tha se ky “është një mjet jashtëzakonisht i rrezikshëm propagandues i qeverisë së Edi Ramës, që ka për qëllim t’u pamundësojë gazetarëve të ndjekin punën e qeverisë dhe t’i kërkojnë llogari kryeministrit dhe ministrave.”

“Zoti Rama thotë se ERTV është një dritare që informon popullin, por ky informacion nuk mund të verifikohet. Kjo nënkupton se populli është viktimë e propagandës së tij, pra është një mekanizëm jashtëzakonisht i dëmshëm për demokracinë e vendit,” tha ajo.

Për këtë arsye, tha zonja Kusari, shtatë organizata globale, e kritikuan këtë vit Edi Ramën për përdorimin e këtij kanali televiziv, në vend që të organizojë konferenca shtypi të rregullta ku gazetarët të mund t’i bëjnë pyetje.

Marrë nga: VOA

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet flutura kusari paketa antishpifje flutura kusari paketa antishpifje

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni