Aktualitet

“Kjo është plehrë”, mesazhet në Whatsapp të deputetëve të Komisionit të Ligjeve, Spartak Braho fyen Gentiana Sulën

Ka qenë Sula  ajo që ka përmes një shkrese informon anëtarët e këtij komisioni për një aktivitet që zhvillohet nesër në Presidencë për të nderuar një familje të persekutuar gjatë regjimit komunist. Pas këtij njoftimi ka shkruar deputeti Spartak Braho, i cili shprehet “kjo është plehrë”, ku duket se i është drejtuar Gentiana Sulës.
Featured image of article: “Kjo është plehrë”, mesazhet në Whatsapp të deputetëve të Komisionit të Ligjeve, Spartak Braho fyen Gentiana Sulën Gentiana Sula dhe Spartak Braho

TIRANË- Në një komunikim mes deptuetëve të Komisionit të Ligjeve, Spartak Braho, është treguar jo etikë duke fyer Gentiana Sulën, kryetaren e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve. Ka qenë deputeti Adriatik Alimadhi ai që publikuar mesazhet e një grupi në Ëhatsapp, të dëputetëve të Komisionit të Ligjeve.

Ka qenë Sula  ajo që ka përmes një shkrese informon anëtarët e këtij komisioni për një aktivitet që zhvillohet nesër në Presidencë për të nderuar një familje të persekutuar gjatë regjimit komunist. Bëhet fjalë për familjen Petrela dhe nesër në Presidencë pritet të transmetohet edhe një film, ku tregohet saga e gjatë e vuajtjeve gjatë diktaturës.

Mesazhi i Spartak Brahos

Pas këtij njoftimi ka shkruar deputeti Spartak Braho, i cili shprehet “kjo është plehrë”, ku duket se i është drejtuar Gentiana Sulës. E menjëhershme ka qënë edhe përgjigja e deputetit Alimadhi, i cili është përfaqësues i shtresës së të përndjekurve, dhe kryetar i Partisë së Ballit Kombëtar. Ai ka shpërthyer kundër Brahos dhe mesazhin e tij e ka shpërndarë dhe në Facebook.

REAGIMI I ALIMADHIT

Interesi publik që qytetarët të mësojnë për standartet etike të përfaqësuesve të tyre në Kuvend. Ne nje ftese qe Autoriteti i Informimit mbi Dokumentat e ish- Sigurimit te Shtetit nga kryetarja zonja Genta Sula, per antaret e Komisionit te Ligjeve dhe Administrates Publike dhe te Drejtave te Njeriut per te marre pjese ne ceremonine e dekorimit te familjes Petrela nga Presidenti i Republikes, shikoni fjalorin e deputetit spartak braho per Genta Sula: kjo eshte plehre.

Ç’eshte ky more, komunist i ndyre? Goje prishur, qe i bene njerezit e administrates plehra, ç’eshte ky?  Ka bote njerezore ky more? Ky eshte shpirtzi. Si mundet te jete anetar i Komisionit te Ligjeve, Administrates Publike dhe te Drejtave te Njeriut, si mundet te jete deputet? Ky nuk eshte njerezor. Çfare behet keshtu dhe ne te mendojme sot ne vitin 2019 se shoqeria shqiptare te eci drejte pajtimit kombetar. Mallkuar qofshi, rrace e poshter.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment