
TIRANË– Kryetarja e Autoritetet të Dosjeve, Gentiana Sula, u është tërgjigjur tërthorazi ofendimeve të deputetit të PS-së, Spartak Brahos. Në fjalimin që mbajti gjatë aktivitetit të zhvilluar ditën e sotme në Presidencë, Sula theksoi se ka ikur koha kur qytetarët trajtoheshin si plehra.
“Ka ikur koha, kur qytetarët jetonin si plehra, tani është koha që qytetarët të trajtohen me dinjitet,”– tha Sula ndër të tjera, duke nënkuptuar edhe përgjigjen e saj për Brahon.
Një ditë më parë u publikuan në media mesazhet e grupit në “Whatsapp”, ku Gentiana Sula përmes një shkrese informonte anëtarët e këtij komisioni për një aktivitet që zhvillohej sot në Presidencë, për të nderuar një familje të persekutuar gjatë regjimit komunist.
Pas këtij njoftimi ka shkruar deputeti Spartak Braho, i cili shprehet “kjo është plehrë”, ku duket se i është drejtuar Gentiana Sulës.
Në lidhje me këtë ofendim ka reaguar edhe deputeti Adriatik Alimadhi. Në një status nërrjetet sociale, Alimadhi shkruan se Braho është një komunist i ndyrë dhe gojë-prishur.
(f.m/dosja.al)